Home / Sport / RENOVA NË BASHKËPUNIM ME UDINEZEN

RENOVA NË BASHKËPUNIM ME UDINEZEN

‘Kam ardhur këtu, sepse me Udinezen kërkojmë gjithmonë vende të reja, për të zbatuar projekte të rinj, si dhe për të rritur kampionë të mëdhenj, si Sançes, Izla. Mendoj se kjo është një tokë ende e pa eksploruar. Në botë, madje, thonë se në Evropë, duhen teknikë të mire
për të rritur strukturat‘, deklaroi Rudolfo Vanoli.

Skuadra e Renovës ka arritur marëveshje parësore, për vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë me ekipin italian të Udinezes. Bëhet fjalë për një projekt afatgjatë të bashkëpunimit, me atë që përvec monitoringut që do t’u bëhet futbollistëve të rrinjë të Renovës, planifikohet që të huzaohet një planprogram i porcesit të funksionimit të ekipi të kalcos italiane, Udinezes. Ndeshjen ndërmjet Renovës dhe 11 Oktomvrit e ndoqi edhe ish-futbollisti i Udinezes dhe trajner i grupmoshave, tani më skaut i kësaj skuadre, Rudolfo Vanoli, i cili për televizionin Alsat, sqaroi se për cka në fakt bëhet fjalë.
‘Kam ardhur këtu, sepse me Udinezen kërkojmë gjithmonë vende të reja, për të zbatuar projekte të rinj, si dhe për të rritur kampionë të mëdhenj, si Sançes, Izla. Mendoj se kjo është një tokë ende e pa eksploruar. Në botë, madje, thonë se në Evropë, duhen teknikë të mire
për të rritur strukturat‘, deklaroi Rudolfo Vanoli, skaut i ekipit të Udinezes. Rudolfo Vanoli i cili pas përfundimit të karrierës aktive si futbollist dhe para se të fillojë punën si skaut, ka ushtruar ekipin e të rrinjëve të Udinesez, sqaroi se ardhja e tij në Tetovë ishte iniciative personale, për të parë nëse do të mund të vëndojnë temele në një bashkëpunim të mëtejshëm. ‘Do doja të shtoja se sot, kjo është një iniciativë e ime personale, sepse së pari, mua më pëlqen ideja që njerëzit të njihen me njëri tjetrin, dhe të kuptojnë nëse ka mundësi për të mund të realizojmë projekte‘, tha Vanoli. Italiani në fund shprehi keqardhje që Renova humbi fitoren në fund të ndeshjes, ndërsa shtoi se kishte parë futbollistë interesant, me atë që në sy i kanë ra të rrinjtë Lavdrim Skenderi dhe Argjend Gafuri.
‘Kam parë një teknikë të mirë, pash se skuadra është teknikisht mirë e stërvitur. Kam parë dy të rinj,numri 4 dhe 15, që shihet se janë të mirë dhe mund t’ia dalin akoma më shumë‘, përfundoi italiani Rudolfo Vanoli. Si që u shpreh Vanoli dhe shoqëruesit e tij, së shpejti do të mësohet më shumë rreth bashkëpunimit të tij me Renovën, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që nëse arrihet marëveshja e bashkëpunimi të zgjerohet edhe me ekipe tjera të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *