Home / Sport / Renova shkatërroi 4:0 Napredokun

Renova shkatërroi 4:0 Napredokun

Skuadra e Renovës të shtunën solli paraqitjen e saj më të mirë në stinorin pranveror, duke deklasuar Napredokun me rezultat të lartë 4:0 dhe në këtë mënyrë duke lënë pas dy dështimet pranverore, barazimin në Tetovë me 11 Oktomvrin dhe humbjen e thellë nga Rabotnicki në Shkup.

Djelmoshat e trajnerit Kostov që në fillim të takimit ishin të vendosur që të vërtetojnë se dështimet paraprake ishin moment i keq i ekipit dhe se kësaj rradhe vetëm tre pikët ishin obsion në këtë përballje. Renova e hapi ndeshjen e orientuar në sulm dhe në këtë drejtim kishte disa mundësi për të shënaur, mirëpo pa mundur të gjejë rrjetën kundërshtare. Së pari Emini nuk mundi të shënojë pasi mbylli shumë këndin e goditjes, ndërsa më vonë portieri mysafir Pashovskit ndali goditjen e Simovskit. Në anën tjetër Napredoku tentoi të kanoset, mirëpo pa mundur të prekë rrjetën e Zendelit. Renova insistonte në sulm dhe momenti i ndryshimit erdhi në minutën e 42-të të përballjes. Nuhiu dhe Bajrami kombinuan shkurtë nga rivënia e këndit, ndërsa ky i fundit harkoi saktë në zonë, ku Jancevski ishte i saktë, duke shënuar për epërsi 1:0 të vendasve. Këtu u duk se ‘gjipspunuesit’ gjetën rrugën e duhur drejt fitores, mirëpo gjërat i përkeqësoi Sashko Pandev, i cili ishte i pakujdesshëm në një start, duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq. Me një futbollist më shumë në fushë u duk se Napredoku do të vështirësoi punën e Renovës, mirëpo vendasit që në fillim të pjesës së dytë bënë me dije se s’kanë ndërmend të lejojnë paqartësi në këtë ndeshje. Ishte minuta e 56-të kur të pranishmit panë momentin më të bukur të ndeshjes. Vullnet Emini pranoi topin në distancë dhe me goditje të përkryer shënoi gol fenomenal, duke cuar epërsinë e Renovës në 2:0. Vendasit vazhduan të diktojnë tempon e lojës dhe 9-të minuta para fundit të takimit, Argjend Gafuri ndërpreu një sulm të miqve dhe me shpejtësi depërtoi në zonë, ku assistoi për Sajmir Fetain, i cili shënoi për 3:0. Pak më vonë tjetër sulm i futbollistëve të rrinjë të Renovës, Gafuri pason në zonë për Skenderin, i cili ndalet me faul dhe arbitri tregoi në pikën e bardhë dhe kartonin e dytë të verdhë për futbollistin e Napredokut. I pagabueshëm nga penaltia ishte Emini, i cili shënoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje dhe të katërtin për Renovën. Deri në mbyllje të takimit nuk pati ndryshim kështu që Renova mori fitoren me rezultat 4:0, duke rregjistruar fitoren e 6-të në këtë sezon dhe tani ngjitet në kuotën e 28 pikëve. Napredoku në anën tjetër përjetoi humbjen e 11-të sezonale dhe mbetet në pjesën e poshtme të renditjes dhe në pozitat që cojnë në balotazh për sigurimin e egzistencës. Në xhiron e 22-të që do të zhvillohet në mesjavë, Renova në Tetovë do të jetë mysafire e Teteksit, ndërsa Napredoku në Kërcovë do të presë Ohrid 2004.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *