Home / Lajme / Maqedoni / Renovohet shkolla në Pirok

Renovohet shkolla në Pirok

21 mars-“Gjatë gjith këtyre viteve kjo shkollë ka shënuar përparim të qëndrueshëm në çdo aspekt. Në vitin 2002 nxënësit tonë patën rastin të shijojnë zemrgjërësinë e popullit amerikan që përmes USAID dhe IOM ndihmuan në realizimin e projektit për ndrim të dyerve dhe dritareve të shkollës” tha Nebi Ademi, drejtor I shkollës fillore Sami Frahëri në fshatin Pirok të komunës së Bogovijës.

Është inauguruar të mërkurën në fshat Pirok të Komunës së Bogovinës, shkolla fillore ‘Sami Frashëri’ e cila është renovuar me mjete të Ambasadës së Amerikës. Shkolla në fjalë ka pësuar renovime në çati, nxemjen qëndrore, pullaz dhe dritare. Ambasadori i SH B A–ve në Maqedoni Poll Vollers ka deklaruar me këtë rast se është kënaqësi të investosh në shkolla, duke paralajmëruar edhe investime të tjera me ndihmën e popullit Amerikan.
“Është kënaqësi të jem prezent në këtë eveniment të rëndësishëm të ndjek përkrahjen që japin Ambasada e SH B A-ve në Shkup dhe qeveria amerikane në shkollimin fillorë dhe harmoninë ndëretnike dhe ndërkulturore në Maqedoni. Renovimi i kësaj shkolle të bukur është produkt i bashkëpunimit tonë me komunën dhe drejtuesit e shkollës si pjesë e programit për shkollim fillor në Maqedoni. Gjatë këtij projekti 130 shkolla janë renovuar në Maqedoni, 16 janë kofinancuar përmes ushtrisë gjegjësisht komandës evropiane”tha ambasadori amerikan Poll Vollers. Çdo akt i ndërtimit të tempujve të diturisë është një akt i rëndësishëm për të gjithë ne , sepse kjo vjen falë edukimit dhe diturisë që e kemi fituar pikërisht në bankat shkollore, është shprehur zëvendës kryeministri Musa Xhaferi. “Më lejoni të theksoj se rekonstruimi i këtij objekti shkollor do ishte i pamundur pa ndihmën dhe përkrahjen që e ka dhënë populli amerikan përmes projektit të USAID dhe komandës Evropjane të ushtrisë amerikane. Ky nuk është aksioni i vetëm i tyre, në këtë rajon. Angazhimet dhe ndihma e tyre së shpejti do rezultojë me një fasadë dhe izolim të ri, sistem të ngrohjes, dhe çdo gjë të nevojshme që tu sigurojmë fëmijëve tanë një vend ku lirshëm do mundë të zbulojnë dhe zhvillojnë potencialet e tyre”,tha Musa Xhaferi,zëvendëskryeministër
Ndërsa, drejtori Nebi Ademi, tha se shkolla është themeluar që në vitin 1945 si shkollë 4 vjeçare ndërsa nga viti 1961 funksionojmë si shkollë tetëvjecare ndërsa nga viti 2005 si shkollë nëntëvjecare. “Gjatë gjith këtyre viteve kjo shkollë ka shënuar përparim të qëndrueshëm në çdo aspekt. Në vitin 2002 nxënësit tonë patën rastin të shijojnë zemrgjërësinë e popullit amerikan që përmes USAID dhe IOM ndihmuan në realizimin e projektit për ndrim të dyerve dhe dritareve të shkollës” tha Nebi Ademi, drejtor I shkollës fillore Sami Frahëri në fshatin Pirok të komunës së Bogovijës. Pas programit të pasur kulturor e artistik të organizuar nga nxënësit e kësaj shkolle, pjesëtarëve të ambasadës së Amerikës dhe Ushtrisë Amerikanë iu ndanë simboli i shqiptarëve kapuçi i bardhë dhe çorapet e punuara në dorë.Në shkollën fillore ‘Sami Frashëri’ këtë vit mësimorë , ndjekin mësimin 502 nxënës ndërsa ka 36 arsimtarë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *