Home / Lajme / Maqedoni / Rindërtim i plotë i shtëpive të djegura

Rindërtim i plotë i shtëpive të djegura

29 mars-“Bëhet fjalë për pesë vëllezër, pra pesë shtëpi, të cilat u dogjën tërësisht. Ne si komunë do t’i ndihmojmë kësaj familje për tejkalimin e kësaj situate të vështirë. Së pari do të bëjmë vlerësimin e dëmeve, do të përpilohet një raport profesional mbi shifrën e investimeve që duhet të kryhen, ndërsa më pas NPK-Tetova me punëtorë krahu do të ndihmojë për pastrimin e mbeturinave nga zjarri”, tha kryetari Bexheti.

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, të mërkurën ka vizituar familjen Zendeli, pesë shtëpitë e së cilës janë djegur tërësisht nga zjarri. Kryetari Bexheti, djegien e shtëpive e cilësoi si dëmin më të madh në qytetin e Tetovës gjatë kësaj periudhe.
“Bëhet fjalë për pesë vëllezër, pra pesë shtëpi, të cilat u dogjën tërësisht. Ne si komunë do t’i ndihmojmë kësaj familje për tejkalimin e kësaj situate të vështirë. Së pari do të bëjmë vlerësimin e dëmeve, do të përpilohet një raport profesional mbi shifrën e investimeve që duhet të kryhen, ndërsa më pas NPK-Tetova me punëtorë krahu do të ndihmojë për pastrimin e mbeturinave nga zjarri”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij, rindërtimi i shtëpive do të fillojë ditët e ardhëshme dhe komuna e Tetovës do të merr barrën që këto investime t’i kryej deri në fund.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *