Home / Lajme / Rajon / Riste.L, i çmenduri që tmerroi Bazelin

Riste.L, i çmenduri që tmerroi Bazelin

16 mars-Ngjarja ka ndodhur pardje rreth orës 18.30, kur 27 vjeçari ,me shtetësi të Maqedonisë dhe venqëndrim në Zvicër, kishte ikur nga Klinika psikiatrike universitare e Bazelit.

Maqedonasi Riste.L është personi i sëmurë psiqikisht që tmerroi dy ditë më parë qytetin e Bazelit në Zvicër.

Policia zvicerane ka konfirmuar identitetin e 27 vjeçarit, i cili ishte shtrirë për trajtim në Zvicër dhe që ka shkaktuar terrorin dhe vdekjen e një personi në rrugët e Bazelit.

Ngjarja ka ndodhur pardje rreth orës 18.30, kur 27 vjeçari ,me shtetësi të Maqedonisë dhe venqëndrim në Zvicër, kishte ikur nga Klinika psikiatrike universitare e Bazelit.

Ai fillimisht kishte grabitur një makinë të tipit “Volksfagen Passat”, pasi që ishte ndaluar ajo në semaforin e kuq në kuartin St.Johans. Pasi që ka arritur që të nxjerrë përjashta shoferin e makinës, i çmenduri ka marrë drejtimin e saj, duke goditur dhe përplasur qëllimisht udhëtarët në trotuare. Ai në këtë gjendje të çmendur ka përplasur për vdekje një zvicerane 47 vjeçare, që ishte duke lëvizur me biçikletë. Dëshmitarët e ngjarjes së rëndë kanë theksuar se gjithandej kanë parë gjak, dhe se automjeti që po drejtonte i çmenduri lëvizte me shpejtësi maramendëse, në zonën ku ishte shpejtësia e kufizuar vetëm 20 km/h. Ai më pas ka lëvizur drejt Urës Qendrore të Bazelit, ku ka goditur tre kalimtarë të tjerë.

Në fund të urës ai ka ndaluar makinën duke ikur me vrap dhe tejmase i dezorientuar, që menjëherë është kapur dhe ndaluar nga tre kalimtarë të rastit. Pas disa minutave ai është kapur nga policia, e cila ka marrë nën hetime të rrepta tërë ngjarjen e tmerrshme që tronditi Bazelin dhe Zvicren. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *