Home / Lajme / Maqedoni / Sela: Në kohën e PDSH-së Gruevski falte ‘Bajramin’

Sela: Në kohën e PDSH-së Gruevski falte ‘Bajramin’

22 mars-“Kur ishim bashkë në koalicion, atëherë ishim të mirë, e tani kur ndodh e kundërta jemi vrasës dhe gjakatarë, këto janë janë konstatime të cilët ju i përdorni për përfitimin politike. Por, me këtë politikë asnjehrë nuk do të bëheni pjesë e qeverisë. Kështu iu drejtua kryeministri Nikolla Greusvki deputetit të PDSH-së Zijadin Sela i cili e pyeti se a ndjehet i qetë kur gjysma e ministrave të kabinetit të tij i kanë duart e përlyera me gjak.

“Kur ishim bashkë në koalicion, atëherë ishim të mirë, e tani kur ndodh e kundërta jemi vrasës dhe gjakatarë, këto janë janë konstatime të cilët ju i përdorni për përfitimin politike. Por, me këtë politikë asnjehrë nuk do të bëheni pjesë e qeverisë. Kështu iu drejtua kryeministri Nikolla Greusvki deputetit të PDSH-së Zijadin Sela i cili e pyeti se a ndjehet i qetë kur gjysma e ministrave të kabinetit të tij i kanë duart e përlyera me gjak.

Ndaj kritikave dhe akuzave të deputetit Zijadin Sela nga PDSH se pushteti është përgjegjës me disa ngjarje tragjike që ndodhën gjatë periudhës së kaluar, mes të cilave, siç theksoi, edhe vdekja e 15 turistëve bullgarë në Ohër, vrasja e dyfishtë në Gostivar, rasti i Martin Neshkovskit, kryeministri Nikolla Gruevski u përgjigj se bëhet fjalë për manipulime, shpifje dhe tentime për krijim të tensioneve me të cilat PDSH dëshiron ta tërheqë vëmendjen e trupit votues.

“Qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare në RM i shohin dhe i dëgjojnë dhe e dinë se ajo që po e flet deputeti dhe partia e tij është vetëm përpjekje për të tërhequr vëmendje,të krijojnë tension artificial, të manipulojnë me njerëz dhe informata dhe në mënyrë të tillë të fitojnë simpati tek qytetarët. Por, në atë mënyrë nuk fitohen sipmatitë, posaçërisht në këtë kohë pas 20 viteve pavarësi ajo nuk është mënyrë, duke pasur parasysh se njerëzit disa herë panë shumë zgjedhje, një skenë politike demokratike në të cilën ekzistojnë pushteti dhe opozita. Ashtu që akuzime të tilla se njerëz të caktuar i kanë përlyer duart me gjak, ofendimi i njerëzve të caktuar nuk është mënyrë me të cilën ajo parti do të kthehet në pushtet, por vetëm do të gropohet në opozitë. Akuzë e këtillë mund të paraqitet vetëm në një foltore të këtillë, ku me ligj deputeti është i mbrojtur nga shpifja”, tha Gruevski.

Ai tha se “të gjithë shembujt që i ceki deputeti janë manipulim i skajshëm dhe në asnjë prej rasteve askush nga ministrat nuk ka vepruar jashtë ligjit, por punojnë në pajtim me autorizimet dhe ligjet.

“Ju këshilloj të gjeni punë më konstruktive që ta fitoni sipmatinë e votuesve të cilët mendoni t’i fitoni. Një gjë më habitë, derisa ishit në pushtet me ne, atëherë Qeveria ishte e mirë, e mbronit, atëherë kryeminsitri ishte i mirë dhe nuk ishte as kundër shqiptarëve, minsitri i Transportit nuk i përlyente duart me gjak, ndërsa përnjëherë kur ju u gjendët në opozitë, e kthyet ngjarjen. Jo vetëm që kjo nuk është korrekte, nuk është as morale dhe tregon dyftyrësi sepse flet keq për ju dhe për njerëzit këtë e ndjekin. Është e juaja se si do të vazhdoni, por në këtë mënyrë nuk do ta ngrini qëllimin lidhur me qëllimet e juaja politike”, tha Gruevski.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, gjithashtu, duke shprehur habi nga fjalimi i urrejtjes që vjen nga një deputet, siç theksoi, duke u fshehur pas foltores së Kuvendit, i lejoi vetes të thotë ofendime serioze pa mundësi që të përgjigjet për to dhe të marrë përgjegjësi për to. Ajo me atë rast i hodhi poshtë të gjitha thëniet e tij reth çështjeve të parashtruara dhe i vlerësoi si tentim për përfitim politik.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski në pyetjen plotësuese nga Izet Zeqiri nga RDK, i cili nuk ishte i kënaqur nga përgjigja e marrë në formë të shkruar prë atë se deri ku është me realizimin e projektit të furnizimit me ujë në Tetovë, sqaroi se Qeveria në tërë këto vite ndan mbjete në vazhdimësi për projektin për ndërtim të sistemit për furnizim me ujë të Tetovës. Për atë qëllim, tha, në dispozicion janë mbi 1,2 milionë denarë, por problemi është në pushtetin lokal i cili deri më tani nuk ka parashtruar projekt për atë që është kusht për t’u shfrytëzuar ato mjete.

Ai shtoi se Qeveria përmes Minsitrisë në janar të këtij viti filloi me realizimin e projektit “Ujësjellësi dhe kanalizimi i komunave” në bashkëpunim me Bankën gjermane për ripërtëritje dhe zhvillim GMB,l prej të cilave 870 mijë euro janëd edikuar për komunën e Tetovës, si njëra nga tetë komunat prioritare për realizim të këtyre mjeteve. Por, shtoi, edhe për këto mjete komuna nuk ka parashtruar projekt.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *