Home / Lajme / Rajon / Selimi: Paratë për armë s’arritën kurrë në Prekaz

Selimi: Paratë për armë s’arritën kurrë në Prekaz

13 mars-Por Selimi në emisionin Rubikon të KTV-së ka thënë se tek pasi është kryer lufta, ka dëgjuar për ato pare dhe shumë variante rreth tyre. Ai ka thënë se ishte interesuar për këtë rast, për paratë, të cilat sipas tij i kishin pranuar përfaqësuesit e UÇK-së, Syla dhe Muja.

Rexhep Selimi, njëri nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka deklaruar se paratë që ishin mbledhur në Gjermani si ndihmë për të blerë armë për familjen e Adem Jasharit nuk kanë arritur asnjëherë në Prekaz.
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka thënë javën e kaluar se në fillim të luftës paratë (rreth 40 mijë marka gjermane) ishin mbledhur në Gjermani dhe ishin dërguar tek përfaqësuesit e UÇK-së në Shqipëri, Azem Syla e Shaip Muja. Më pas kishte dëgjuar fjalë se ato para i kishte marrë Azem Syla, e më pas, se i kishte marrë Rexhep Selimi…

Por Selimi në emisionin Rubikon të KTV-së ka thënë se tek pasi është kryer lufta, ka dëgjuar për ato pare dhe shumë variante rreth tyre. Ai ka thënë se ishte interesuar për këtë rast, për paratë, të cilat sipas tij i kishin pranuar përfaqësuesit e UÇK-së, Syla dhe Muja.

Selimi ka thënë se nuk i ka marrë ato para dhe as armët që është dashur të blihen me to. Sipas tij, ka qenë lista e armëve që është dashur të blihen, por që siç ka thënë ai, fatkeqësisht asnjëherë as nuk janë blerë, ndaj edhe nuk kanë radhitur në Prekaz.

“Unë nuk e di kush i ka keqpërdorur ato para. Disa vite pas luftës e kam pyetur Azem Sylën për paratë ose armët që është dashur të blihen me to, por ai më ka thënë se nuk janë blerë ato armë. Emri im është lakuar pasi dikush është zënë ngushtë kur është pyetur se nga kanë shkuar paratë”, ka thënë Selimi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *