Home / Sport / Shaqiri s’pranon këtë kuvend: ‘Është jo-legjitim’

Shaqiri s’pranon këtë kuvend: ‘Është jo-legjitim’

Kuvendi i të martës nga ana e Shaqirit është vlerësuar si jo-legjitim dhe i njëjti nuk ka të bëjë më të vërtetën.

Deri sa pala e Idris Ibishit vazhdon çështjen administrative për marjen e drejtimit të Shkëndijës, drejtuesit aktual në krye me Nuriman Shaqirin hedhin poshtë çdo mundësi për ndryshime në garniturën udhëheqëse të skuadrës. Kuvendi i të martës nga ana e Shaqirit është vlerësuar si jo-legjitim dhe i njëjti nuk ka të bëjë më të vërtetën. “S’kam çka të komentoj me këtë takim, që dikush pretendon ta quajë Kuvend. Kuvendi i Shkëndijës u grumbullua kohë më parë dhe i njëjti tha atë që pati për të thënë. Tani ndëgjoj se organizohet tjetër takim, ku sillen vendime që i pëlqejnë dikujt. S’di çka të them..? Unë nuk mund t’ia ndaloj askujt që të organizojë takime me shokët e vet, mirëpo nuk kuptoj të drejtën që i japin vetes, për të vendosur diçka të rëndësishme brenda ekipit, ndërsa nuk janë kompetent për një gjë të tillë”, deklaroi Nuriman Shaqiri, duke vlerësuar si jo-legjitim Kuvendin e të martës, ku Ibishi u zgjodh në positin e kryetarit të Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *