Home / Lajme / Maqedoni / Sharri me plot burime, qyteti pa ujë

Sharri me plot burime, qyteti pa ujë

23 mars-:“Furnizimin me ujë e kemi shumë problem sidomos tani që filloi të nxehet koha, kurse dimrit ia dolëm me këtë rezervoarin, tash gati një javë na është paraqitur pengesë, na mungon uji disa orë derisa mbushet rezervuari. Është problem i madh sepse harxhohet uji palidhje për ujitje për larje, kohën e dimrit del por tash si fillojnë të ujisin oborret vjen deri te mungesa. Do kisha apeluar deri tek pushtetarët lokal nëse nuk kanë mundësi politike apo financiare ta bëjnë vet le të kërkojnë ndihmë nga pushteti qëndrorë që vitin e ardhshëm mos e kemi këtë problem” thotë Raman Ibrahimi kujdestar i banesës në qendër të qytetit të Tetovës.

Urim Hasipi
Tetovë
22 marsi është Dita botërore e ujërave. Në këtë ditë, si edhe në të kaluarën qytetarët e Tetovës po përballen me mospasje të ujit të pijshëm. Me dekada të tëra, qyteti që gjendet rrëzë Malit Sharr, mal ky që njihet për sasi të mëdha të uji, ka mungesë të ujit për pije, gjënë elementare të njeriut. Erdhën dhe shkuan shumë pushtete lokale, u ndruan qeveri, u ndanë mjete por sërish banorët e Tetovës nuk kanë ujë të mjaftueshëm madje në disa lagje uji nuk arrinë pothuajse asnjëherë.Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Ajet Murati thotë se janë rritur sasitë e ujit në burime gjatë këtyre dy tre ditëve dhe momentalisht ka 147 litra ujë në sekondë. “Situata është përmirësuar dukshëm, mund të lajmëroj qytetarët që sot se është bërë shtimi i sassië së ujit në burime dhe kemi 147 litra ujë në sekondë dhe se gjatë 3-4 ditëve të ardhshmë do të arrihet kapaciteti i plotë dhe qytetarët e Tetovës do të jenë të furnizuar në mënyrë të bollshme me ujë sepse ua kemi borxh” thotë Murati. Ai është shprehur optimist se problemi me ujin dhe ujësjellësin do të zgjidhet këtë vit, duke pasur parasysh se kanë ngelur edhe shtatë kilometra pa u përfunduar projektin e ujësjellësit. “Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me kryetarin e komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe trokasim në dyer të ndryshme për të arritur tek donacionet për shkak se është bërë një anashkalim nga ana e qeverisë për komunën e Tetovës dhe kemi optimizëm se sivjet do të bëhet finalizimi i prurjeve të burimeve nga Leshnica në kyçjen e sistemit ekzistues dhe unë jam optimist se deri në fund të vitit 2012 do të ketë një zgjidhje për ujin e pijshëm për qytetarët e Tetovës edhe për 20 vitet e ardhëshme do të kenë të garantuar ujin. Kanë ngelur edhe 7 kilometra e gjsyëm deri tek finalizimi i ujësjellësit. Ne kemi konkuruar në projekte tjera, kemi hmbur shpresat tek qeveria, dhe kemi disa burime të ujit që jemi duke i analizuar dhe shpresojmë se të njejtat do ti shtojmë në burimet ekzistuese”, deklaroi Murati, i cili njofton se në mes të muajit prill do të hiqet restrikcioni. Qytetarët që jetojnë në ndërtesat shumë katëshe janë ankuar se po përballen me mungesë të ujit të pijshëm gati se çdo ditë. “Furnizimin me ujë e kemi shumë problem sidomos tani që filloi të nxehet koha, kurse dimrit ia dolëm me këtë rezervoarin, tash gati një javë na është paraqitur pengesë, na mungon uji disa orë derisa mbushet rezervuari. Është problem i madh sepse harxhohet uji palidhje për ujitje për larje, kohën e dimrit del por tash si fillojnë të ujisin oborret vjen deri te mungesa. Do kisha apeluar deri tek pushtetarët lokal nëse nuk kanë mundësi politike apo financiare ta bëjnë vet le të kërkojnë ndihmë nga pushteti qëndrorë që vitin e ardhshëm mos e kemi këtë problem” thotë Raman Ibrahimi kujdestar i banesës në qendër të qytetit të Tetovës. Qytetarët tjerë, ankohen se gjendja me ujin është shumë e vështirë dhe të njejtit gjatë ditës mbushin për të siguruar ujë gjatë orëve të mbrëmjes. Ndërkohë Hajrullah Hasani, ish drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë, thotë se ky problemi i furnizimit me ujë të pijshëm i Tetovës nuk është vetëm problem i një projekti të izoluar me shtimin e një burimi, por si problem është shumë më kompleks dhe si i tillë duhet të trajtohet shumë më seriozisht, me një strategj të miratuar nga ekspertë ku edhe politikanët do të marrin përsipër ta implementojnë pavarsisht se kush është në pushtet sepse të gjithë i vuajmë pasojat. “Investimi në mirëmbajtjen e sistemit aktual, planifikimi i ritjes së rjetit duhet të bëhet në mënyrë të kontrolluar nga një qendër e autorizuar dhe jo kështu si bëhet aktualisht. Faturimi i të hyrave duhet të kryhet në raport të duhur me prodhimin e ujit për pije nga NPK-ja. Kjo arrihet me një qasje shumë më serioze edhe atë . Pregatitje e kuadrove që do të meren me këtë problematik në mënyrë profesionale dhe jo punësime politike jashtë gjitha normave dhe arsyetushmërisë ekonomike. Investimi i përhershëm në përmisimin e rrjetit.Vendosja e orëve për matjen e sasisë së harxhuar të ujit nga konsumatorët.Monitorimi i integruar i sistemit. Ndarja e kësaj veprimtarie nga gjitha shërbimet tjera.Vendosja e një komunikimi interaktiv me konsumatorin për rolin e problemit duke vendos një raport besueshmërie të ndërsjellt mes NPK-së dhekonsumatorit” deklaroi Hasani. Disa herë janë ndarë mjete për ujësjellësin e Tetovës që i njejti të përfundohet por asesi nuk u arrit që të mbyllet ky problem njëherë e përgjithmonë. Për problemin e ujit të Tetovës, disa herë partitë shqiptare janë akuzuar në mes vete për keqpërdorime, anashkalime dhe inate politike, por asnjëherë nuk gjetën zgjidhje përfundimtare. Në Ditën ndërkombëtare të ujërave, asnjë asociacion joqeveritar nga Tetova nuk ka reaguar ose kërkuar që të gjenden ndonjë zgjidhje për këtë problem jetik për banorët e Tetovës. Ndryshe, nisma për shënimin e Ditës botërore të ujërave është inicuar në vitin 1992 në një konferencë të Kombeve të Baskuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimit në Rio-de-Zhaneiro. Pas kësaj konference Asambleja e përgjithshme e KB-së në vitin 1993, 22 Marsin e shpalli si Ditën botërore të ujërave. Që të theksohet rëndësia për kujdesin për ujin, periudhën 2005-2015 KB-ja e shpalli si dekadë nën moton “Ujë për jetesë”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *