Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet Dita e Arsimit shqip në Kërçovë dhe Osllomej

Shënohet Dita e Arsimit shqip në Kërçovë dhe Osllomej

7 mars-Ndërkaq zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, me këtë rast tha se Qeveria e Maqedonisë në mënyrë permanente angazhohet për arsim cilësor, duke bërë investime kapitale për modernizimin e qendrave shkollore, siç është edhe investimi prej 57 milionë denarë për ndërtimin e kësaj godine shkollore në Kërçovë.

Me një ceremoni solemne të organizuar me rastin e Ditës së Arsimit shqip, sot u lëshua në përdorim objekti i shkollës fillore “Sande Shterjoski” në Kërçovë, ndërsa në manifestimin qendror me artistët Mirush Kabashi, Nikoll Nikprelaj, Shkodran Tolaj dhe Rexhep Çeliku, komuna e Osllomesë i dha titullin “Nderi i komunës” artistit Zeni Ballazhi, laureatit të llogos së 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, kryetari i komunës së Kërçovës Bllagoja Despotoski dhe drejtori i shkollës Lulzim Mehmedi, sot me rastin e Ditës së Arsimit shqip, përuroi objektin e ri të shkollës “Sande Shterjoski”.

“Ndërtimi i këtij objekti me 16 mësojtore është i një rëndësie jetike për nxënësit e kësaj shkolle, sepse për ato tashmë janë krijuar kushte maksimale për mësim kabinetik. Na duhet përkushtimi i vazhdueshëm për shkollim të avancuar dhe duke rritur vlerat arsimore do të jemi më të fortë në të gjitha nivelet”, nënvizoi Ahmeti.

Ndërkaq zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, me këtë rast tha se Qeveria e Maqedonisë në mënyrë permanente angazhohet për arsim cilësor, duke bërë investime kapitale për modernizimin e qendrave shkollore, siç është edhe investimi prej 57 milionë denarë për ndërtimin e kësaj godine shkollore në Kërçovë.

Me rastin e Ditës së Arsimit shqip, të gjitha shkollat e rajonit të Kërçovës sot organizuan solemnitete me programe shkollore ndërsa në shkolën “Faik Konica” sot u mbyllën garat finale të kuizit “Shtigje të Diturisë”.

Në manifestimin qendror që u mbajt në Pallatin e kulturës në Kërçovë, komuna e Osllomesë i ndau titullin “Nderi i komunës” artistit Zeni Ballazhi, laureat i llogos së 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Me këtë rast, kryetari i komunës së Osllomesë Fatmir Dehari u ndau dhurata modeste dhe mirënjohje artistëve që plotësuan programin artistik, Mirush Kabashi, Rexhep Çeliku, Nikoll Nikprelaj dhe Shkodran Tolaj

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *