Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet dita e komunës së Tetovës

Shënohet dita e komunës së Tetovës

5 mars-“Ky projekt është tepër i rëndësishëm për qytetin e Tetovës. Në këtë drejtim do të bëhet ndërtimi i filtër stacionit dhe do të vazhdohen punimet për ndërtimin e ujësjellësit me paratë nga buxheti i komunës së Tetovës”, tha kryetari Bexheti.

Me rastin e 3 marsit-ditës së Komunës së Tetovës, të hënën është mbajtur seancë solemne me ç’rast janë ndarë mirënjohje për personat që kanë shënuar arritje në fusha të caktuara.

Në ekspozenë e tij me këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti tha se sot të gjithë së bashku shënojmë themelimin e kuvendit komunal shumëpartiak, si një vlerë demokratike për gjithë qytetarët e Tetovës. Pikërisht në këtë ditë, tha ai, ne rikujtojmë rëndësinë e pushtetit lokal, si një hapësirë dhe mundësi për t’i dhënë kuptim dhe vlerë jetës sonë qytetare.

“Vlen të përmendet këtu, projekti në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar për thithjen e IPA fondeve me komunën e Drenovës nga qyteti i Korçës. Gjithashtu, në mes shumë angazhimeve tjera, komuna me mundësitë e veta është përballur me shumë sukses me motin e keq. Edhe pse pati rreshje shumë të mëdha të borës është e rëndësishme të themi se gjatë tërë kohës rrugët e qytetit dhe të fshtrave të malësisë kanë qenë të kalueshme”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij, komuna e Tetovës ka një plan zhivillimor edhe për këtë vit. Në bazë të këtij palni parashihen shumë investime në infrastrukturë, në arsim dhe në rritjen e kapaciteve të shërbimeve komunale.

Duke folur për projektet e rëndësishme për të ardhmen, kryetari Bexheti ka veçuar projektin për ndërtimin e ujësjellësit.

“Ky projekt është tepër i rëndësishëm për qytetin e Tetovës. Në këtë drejtim do të bëhet ndërtimi i filtër stacionit dhe do të vazhdohen punimet për ndërtimin e ujësjellësit me paratë nga buxheti i komunës së Tetovës”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij prioritet mbetet edhe rritja e pastërtisë në qytet. “Kompania gjermane “Henkel” ka marrë përsipër punët për t’u kujdesur për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e qytetit. Jemi të sigurtë që rezultatet do të jenë shumë pozitive”, tha ai.

Kryetari Bexheti ka veçuar edhe procesin e legalizimit të objekteve pa leje, që është një proces shumë i rëndësishëm për qytetarët. Sipas tij, komuna me intensitet punon që legalizimet të kryhen me sukses.

Kryetari Bexheti ka falënderuar thellësisht gjithë ata që kanë shënuar arritje të mëdha në fusha të caktuara

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *