Home / Sport / Shkëndija baraz me Metalurgun, Renova fundos Teteksin

Shkëndija baraz me Metalurgun, Renova fundos Teteksin

Derbi i javës ndërmjet Metalurgut dhe Shkëndijës solli futboll të dobët, pa raste shëimi dhe në kushte të këtilla barazimi pa gola ishte epilogu më real i këtij takimi. Deri sa në Shkup, nuk kishte gola, në Tetovë kishte me shumicë në ndeshjen Teteksi-Renova, kur Renova mori fitoren me rezultatin 5:1.

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e javës së 22-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, në të cilat u arritën kryesisht rezultate të pritura. Derbi i javës ndërmjet Metalurgut dhe Shkëndijës solli futboll të dobët, pa raste shëimi dhe në kushte të këtilla barazimi pa gola ishte epilogu më real i këtij takimi. Kështu të dyja skuadrat nuk ndryshuan asgjë në renditje, duke mbajtur distancën prej tre pikësh ndërmjet veti. Për Shkëndijën kjo është ndeshja e tretë që nuk arrin të shënojë gol, që don të thotë se ‘kuqezinjtë’ nuk kanë prekur rrjetat kundërshtare për plotë 270 minuta. Deri sa në Shkup, nuk kishte gola, në Tetovë kishte me shumicë në ndeshjen Teteksi-Renova. Pas pjesës së parë pa gola, askusht nuk mund të parashikonte ‘breshër’ golash në pjesën e dytë, kur Renova mori fitoren me rezultatin 5:1. Andonov, Bajrami, Emini dhe Skenderi shënuan për epërsi të xhepçishtasve 4:1, Ylber Aliu në anën tjetër shënoi golin e nderit për Teteksit, ndërsa rezultatin përfundimtar Teteksi 1, Renova 5, e vendosi Muharem Bajrami me golin e tij të dytë në këtë përballje. Në ndeshjet tjera Vardari fitoi me rezultat 2:1 në transfertën me Horizontin, Napredoku mundi 3:0 Ohrid 2004, Rabotniçki fitoi 2:0 Sileksin, ndërsa Bregallnica me tre pikë u kthye nga Prilepi, pasi mundi 1:0 11 Oktomvrin.

Dyshet e javës së 22:
Metalurgu-Shkëndija 0:0,
Teteksi-Renova 1:5,
Napredoku-Ohrid 2004 3:0,
Rabotniçki-Sileksi 2:0,
11 Oktomvri-Bregallnica 0:1,
Horizont T.-Vardari 1:2.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *