Home / Sport / SHKËNDIJA BEFASOHET NGA RABOTNICKI

SHKËNDIJA BEFASOHET NGA RABOTNICKI

‘Kuqezinjtë’ megjithse pritej pa problem të kalojnë sprovën e parë kampionale, megjithatë që në fillim u pa se gjërat nuk do shkojnë mirë dhe në fund u desh të pajtohen me disfatë 1:3 nga Rabotnicki.

Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme stinori pranveror në Ligën e Parë të volejbollit të Maqedonisë, për skuadrën kampione të Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ megjithse pritej pa problem të kalojnë sprovën e parë kampionale, megjithatë që në fillim u pa se gjërat nuk do shkojnë mirë dhe në fund u desh të pajtohen me disfatë 1:3 nga Rabotnicki. Me disa ndryshime të rëndësishme në formacion, me shumë kureshtje pritje të shihet fytyra e re e ‘kuqezinjëve’, që megjithatë nuk kaloi me sukses provën e parë. U duk se largimi i Kajtazit, Gjorgjovskit dhe Trajcevskit janë humbje e madhe për Shkëndijën dhe në ndeshjen e parë përforcimet e reja, Biduli, Basarkovski dhe Miliq nuk arritën të bindin me lojën e tyre. Që në start të takimit erdhën sinjalet e para se Shkëndija do të përballej me kundërshtar serioz, pa marrë parasysh se ‘kuqezinjtë’ kishin përkrahje të madhe nga publiku. Mirëpo kjo gjë nuk ndihmonte në parket, ku miqtë kishin koncentrim më të mirë dhe në kushte të këtilla avansuan 1:0, duke mbyllur setin e parë me rezultatin 25:20. Trajneri Durim Luma ishte shumë nervoz dhe duket se qortoi mirë volejbollistët e tij në pushim, dhe në setin e dytë këta sikur hyrën më të koncentruar dhe dominonin lojën, megjithse vazhdimisht shfaqeshin shenja nervoze që dekoncentronin skuadrën. Megjithatë në këtë periudhë Shkëndija nuk la shenja për dyshim dhe me rezultat bindës 25:15 barazoi rezultatin në 1:1, duke bërë të mendohet për një cast se seti i parë ishte vetëm një fillim i keq dhe se ‘kuqezinjtë’ në vazhdim do të marrin fitoren. Mirëpo seti i dytë i shkëlqyeshëm sikur u dha një vetëbesim të tepruar vendasve, ndërsa miqtë u rrikthyen me paraqitje të sigurtë. Luftë e madhe dhe rivalitet i paparë erdhi në setin e tretë, të cilin Rabotnicki e fitoi me rezultat 26:24, duke avansuar 2:1 dhe duke rritur nervozën në taborin e kampionëve në fuqi dhe fituesit aktual të Kupës së Maqedonisë. Në setin e tretë miqtë vazhduan të dominojnë, ndërsa Shkëndija ‘vuante’ në tentimin për të shmangur disfatën. Rabotnicki shkoi në fund në rezultatin 25:19, duke mbyllur takimin me fitore me rezultat 3:1. Ky rezultat vjen si befasi e madhe, ndërsa për Shkëndijën kjo ishte humbja e parë në këtë sezon. ‘Kuqezinjtë’ paralajmëronin fitore të sigurtë në rrugën drejt mbrojtjes së titullit, mirëpo në fund u desh të pajtohen me disfatë, e cila hap shumë dyshime për kualitetin e voljebollistëve që u sollën për të zëvendësuar ata që u larguan nga ekipi. Ndërkohë fillim të suksesshëm të stinorit pranveror kishte skuadra e Lirisë së Zherovjanit e cila me rezultat maksimal 3:0 mundi Vardarin. Derbi i madh u zhvillua ndërmejt Sinalkos dhe Strumicës, në të cilën skuadra vendase mori fitore me rezultatin 3:2, duke i bërë një shërbim të madh Shkëndijës, megjithse tani Sinalko është skuadra që nga vendi i dytë do të ndjekë pozitën e liderit që mbahet nga ekipi tetovar. Susheva u mund në teren të vet 1:3 nga Borec Brako, ndërsa Kumanova ishte bindëse 3:0 në transfertën me Mavisin.

Rezultatet e javës së 10-të:
Shkëndija-Rabotnicki 1:3,
Liria-Vardari 3:0,
Sinalko-Strumica 3:2,
Susheva-Borec Brako 1:3,
Mavisi-Kumanova 0:3.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *