Home / Sport / Shkëndija dhe Renova presin fillim të mbarë

Shkëndija dhe Renova presin fillim të mbarë

Ka përfunduar pushimi dimëror për skuadrat e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, pasi të dielën me ndeshjet e javës së 19-të nis stinori pranveror. Shkëndija em problemem në kryesi, drejt Shtipit udhëton me ambicie për tre pikë në duelin me Bregallnicën. Në anën tjetër Renova paralajmëron fitore bindëse kundër 11 Oktomvrit në tentimin për të nisur mbarë stinorin pranveror.

Pas më shumës se 90-të ditëve pushim, në Ligën e Parë të futbollit të Maqdonisë do të nisin garat, me ndeshjet e javës së 19-të. Stinori pranveror pritet të dhurojë shumë nxitje dhe paqartësi ndërsa skuadrat shqiptare presin që të përmbushin ambiciet e tyre. Kampionia në fuqi, Shkëndija ka zhvilluar përgatitje cilësore në Antali të Turqisë, mirëpo sezonin do ta nisë me disa problem. Ditëve të fundit paqartësi në kryesinë e ‘kuqezinjëve’ kanë destabiluizuar situatën në skuadër, megjithse futbollistët paralajmërojnë se kjo nuk do të ndikojë te ata. ‘Edhe përkundër problemeve që kemi patur në klub, ne vazhdojmë punën tonë dhe kjo situatë nuk ka ndikuar te ne lojtarët. Na pret lojë e vështirë me Bregallnicë dhe ne shprespojmë se do të fitojmë. Të mos harojmë se Shkëndija është kampione dhe në cdo ndeshje shkon për të fituar dhe kështu do të jetë edhe nesër në Shtip ku presim me fitore ti gëzojmë tifozët tanë’, deklaroi mbrojtësi i majtë i Shkëndijës, Ardian Cuculi. Vlen të ceket se Shkëndija në në pranverë do të jetë më e dobësuar, pasi nuk do të mund të llogarisë në futbollistin e saj më të mirë Ferhan Hasanin i cili kaloi te Wolfsburgu në Gjermani. Kurtishi gjithashtu len zbrastirë të madhe, ndërsa për momentin mbetet e pazgjidhur situata me kapitenin Mustafi, i cili nuk ushtron me ekipin tani më një muaj.Skuadra tjetër tetovare, Renova duket se gjithë vëmendjen e ka të drejtuar kah Kupa e Maqedonisë, përmes së cilës do të kërkojë dalje në Evropë. Megjithatë nga tabori i xhepcishtasëve paralajmërojnë se nuk do të anashkalojnë kampionatin dhe synojnë fitore të sigurtë që në duelin e parë me 11 Oktomvrin në Tetovë. ‘Maksimalisht jemi të përgatitur për kampionatin pranveror. Kemi punuar afër dy muaj dhe në lojën kundër 11 Oktomvrit aspak nuk do ta nëncmojmë kundërshtarin, por do të synojmë të nisim kampionatin me fitore bindëse . Sigurisht fitorja në lojën e parë do të jetë shtytje për kampionatin që na prêt këtë sezon. Si që e dijmë synimi jonë këtë vit është Kupa e Maqedonisë, mirëpo edhe në kampionat do të tentojmë të luajmë rol të rëndësishëm‘, tha mesfushori ofenziv i Renovës, Muharem Bajrami. Ndeshja ndërmjet Renovës dhe 11 Oktomvrit zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:00. Lideri aktual Vardari në stadiumin në lagjen Maxhari të Shkupit pret Teteksin me ambicie për fitore dhe ruajtje të distancës në kreun e renditjes, mirëpo nga tabori i Teteksit refuzojnë të dorëzohen para kohe.
‘Mendoj se është një lojë e vështirë dhe në këtë ndeshje Vardari është favorit. Vlerësoj se ne kemi një ekip solide dhe mendoj se do të arrijmë rezultat pozitiv‘, deklaroi sulmuesi i Teteksit, Ylber Aliu, i cili sezonin vjeshtor luajti pikërisht te skuadra e Vardarit. Skuadra e vendit të dytë, Metalurgu do të jetë mysafire e Sileksit, ndërsa Napredoku pret Rabotnickin. Në Ohër, Ohrid 2004 përballet me Horizont Turnovën. Me vendim të drtejtuesve të FFM-së, futbolli elitar rrikthehet të luhet ditën e dielë dhe kësaj rradhe të gjitha takimet fillojnë në orën 14:00.

Dyshet e javës së 19-të:
Bregallnica-Shkëndija,
Renova-11 Oktomvri,
Vardari-Teteksi,
Sileksi-Metalurgu,
Napredoku-Rabotnicki,
Ohrid 2004-Horizont T.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *