Home / Sport / Shkëndija do vazhdojë me suksese

Shkëndija do vazhdojë me suksese

“Shkëndija do vazhdojë të garojë me sukses dhe pa pengesa. Situata në klub është shumë e qartë, kuvendi solli vendimet e tij dhe për momentin avokatët e klubit janë duke kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për pastrimin e disa detajeve. Ky klub në të kaluarën ka mbijetuar situata shumë më të vështira dhe dua që të gjitha ta dijnë se tani gjërat nuk janë aq keq sa dikusht dëshiron t’i tregojë”, deklaroi anëtari i kryesisë së kuvendit të KF Shkëndija, Abdyladi Selimi.

Pas turbulencave të fundjavës së kaluar, kur u desh të ndërhyjë kuvendi i klubit për të pastuar situatën e krijuar te kampionia e vendit Shkëndija, java e re ka nisur me tempo të qetë dhe punët janë duke rrjedhur pa probleme. Edhe përkundër disa kundërshtimeve nga të dyja palët në konflikt, për momentin Shkëndija funksionon sipas fjalës së fundit të kuvendit. Presidenti Nuriman Shaqiri është numri një i skuadrës, ndërsa jashta ekipit mbetet nën-kryetari Idris Ibishi dhe anëtarët e kryesisë, Jusuf Iljazi dhe Bekim Azizi. Për situatën aktuale në klub flet anëtari i kryesisë së kuvendit të KF Shkëndija, Abdyladi Selimi, i cili shprehet optimist për të ardhmen e klubit. “Shkëndija do vazhdojë të garojë me sukses dhe pa pengesa. Situata në klub është shumë e qartë, kuvendi solli vendimet e tij dhe për momentin avokatët e klubit janë duke kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për pastrimin e disa detajeve. Ky klub në të kaluarën ka mbijetuar situata shumë më të vështira dhe dua që të gjitha ta dijnë se tani gjërat nuk janë aq keq sa dikusht dëshiron t’i tregojë”, deklaroi Abdyladi Selimi, i cili shprehet i befasuar me kondërshtimet që po dalin nga anëtarët e shkarkuar të kryesisë së Shkëndijës. “T’ju them të drejtën jam pak sa i befasuar nga reagimi i tyre. Realisht në skuadër u krijua një situatë kur ne si kuvendarë duhej të ndërhyjmë. Unë nuk dua të flas për problemet që u krijuan ndërmjet kryetarit dhe nënkryetarit, pasi që ata janë të rritur dhe të vetëdijshëm për veprimet që bëjnë, mirëpo nuk mund të kuptoj reagimin në distancë nga pala e shkarkuar. Dua të gjithë të dijnë se para mbajtjes së kuvendit ne si kuvendarë ofruam që edhe pala e shkarkuar të jenë të pranishëm në kuvend dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në skuadër. Së pari na thanë se do të vijnë, e më pas refuzuan një gjë të tillë, duke pretenduar se jemi duke mbajtur kuvend jolegjitim. Ne ishim dhe vazhdojmë të jemi të hapur për të gjithë, për të bashkuar forcat në tentimin për të çuar para Shkëndijën. Tani s’kuptoj çka duan këta njerëz, që nuk vijnë në klub, qëndrojnë në distancë dhe akuzojnë se ne jemi jolegjitim”, sqaron Selimi, situatën e fundit të krijuar në klub. “Dua të porosis se Shkëndija do të vazhdojë të luaj rol të rëndësishëm në kampionatin vendor dhe se do të tentojmë të krijojmë një ekuilibër afatgjatë. Pres që tifozët të jenë afër ekipi si që kanë qenë gjithmonë, për tu dhënë futbollistëve mbështetjen e tyre në vazhdim të kampionatit. Vlerësoj se së bashku jemi më të fortë dhe në të ardhmen duhet të funksionojmë edhe më të bashkuar, për të përballuar sfidat që do na dalin para”, përfundoi anëtari i kryesisë së kuvendit të KF Shkëndija, Abdyladi Selimi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *