Home / Sport / Shkëndija fitoi Bregallnicën

Shkëndija fitoi Bregallnicën

Skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës në një ndeshje dramatike ka arritur të mund në Shtip Bregallnicën me rezultatin 3:2, me një gol të shënuar nga Peev në minutëne katërt të kohës shtesë.

Megjithse vendasit takimin e pritnin me optimizëm të madh, në një mënyrë duke shpresuar se situata e fundit në kryesinë e Shkëndijës do të ndikojë në formën e futbollistëve tetovarë, megjithatë ‘kuqezinjëtë’ arritën që t’ua mbyllin gojën të gjithëve, duke vërtetuar se pa marrë parasysh ndodhive jashtë fushës, në teren ata kanë fjalën e fundit. Shkëndija administroi mirë lojën dhe kishte disa mundësi të mira shënimi, mirëpo ndryshim nuk pati deri në tre minuta para fundit të pjesës së parë. Ardian Cuculi ishte në aksion, duke harkuar saktë në zonë, ndërsa Ersen Sali shënoi për epërsi të Shkëndijës. Sali gjatë shënimit të golit u përplas në shtyllë, duke marrë lëndim që e detyroi të lëshojë lojën. Në pjesën e dytë vendasit hynë në kërkim të golit të barazimit, mirëpo Shkëndija ishte skuadra që tregoi si bëhet një gjë e tillë. Allomeroviq harkoi nga rivënia këndore, ndërsa Izair Emini me kokë coi topin në rrjetë të Bregallnicës, për epërsi 2:0 të Shkëndijës. Pas këtij goli vendasit hodhën gjithcka në sulm dhe vazhdimisht shtypnin ekipin mysafir. Pas disa kanosjeve, në minutën e 6-të Zdravkov harkoi në zonë, ndërsa Iliev shfrytëzoi përgjumësinë e futbollistëve të Shkëndijës, duke shënuar për zbutje të rezultatit në 2:1. Në vazhdim të dyja skuadrat kishin rastet e tyre dhe kur dukej se miqtë kanë kontroll të rezultatit, në minutën e fundit të takimit, ish-sulmuesi ‘kuqezi’ Genc Iseni shënoi gol të bukur, për barazim të rezultatit në 2:2. Ky gol solli gëzim të madh në tribuna, pasi vendasit arritën të barazojnë pasi humbinin 2:0, mirëpo në anën tjetër megjithse loja ishte në kohën shtesë, futbollistët e Shkëndijës nuk kishin ndërmend të dorëzohen në tentimin për të marë fitoren që merituan. Dhe derisa ishte minuta e 4 e koëhs shtesë, në pritje të përfundimit të takimit, në skenë del Oliver Peev, i cili hesht të gjithë të pranishmit në stadiumin e qytetit në Shtip, duke shënuar gol për fitore të Shkëndijës me rezultatin 3:2. Me këtë fitore kampionët në fuqi ngjiten në kuotën e 39-të pikëve dhe i ofrohen Metalurgut të vendit të dytë në vetëm një pikë. ‘Kuqezinjtë’ pas këtij triumfi me disponim pozitiv do të presin ndeshjen e ardhme, kur në mesjavë në stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballen me liderin aktual të renditjes tabelare, Vardarin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *