Home / Sport / Shkëndija humb si vendas pas 3.5 vite

Shkëndija humb si vendas pas 3.5 vite

Shkëndija është mundur 0:1, në vend të vetë nga skuadra e Vardarit, në derbin e javës së 20, të Ligës së parë në futbollit të kampionatit të Maqedonisë, e cila disa herë u anulua përshkak të situatës dhe incidenteve të fundit në vend.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave më të mira në vend solli luftë të madhe në terren, mirëpo jo edhe futboll kualitativë që pritej të dhurojnë këto dy skuadra, dhe ndoshta në këtë drejtim ndikim ka terreni i pa përshtatshëm për lojë. Shkëndija që në fillim tregoi se do të luaj për fitore, mirëpo edhe përkundër angazhimit dhe dëshirës së futbollistëve u pa qartë se ekipit i mungon një golashënues i spikatur, që do të zgjidhte situatat para portës kundërshtare. Kuqezinjtë në pjesën e parë patën disa raste të mira, do të veçonim atë të Selamit kur portieri Zahov shpëtoi gol të sigurt. Ne pjesën e dytë Shkëndija nisi edhe më shumë të sulmojë në kërkim të golit, ndërsa miqtë kanoseshin me kundërsulme. Pikërisht nga një situate e tillë erdhi edhe goli i takimit që u tregua të jetë vendimtarë kur pas një krosimi në zonë, Filip Ivanovski me kokë gjeti këndin më të lartë të portës së Shkëndijës duke sjellë avantazhin për miqtë. Pak më vonë Stojakoviç kishte rast tjetër për të shënuar, mirëpo Jovanovski shpëtoi në mënyrë të mrekullueshme. Në minutat në vazhdim trajneri Qatim Osmani që shënonte rikthimin në pankinën e Shkëndijës në këtë përballje, hodhi në sulm lojtarët në kërkim të barazimit, mirëpo edhe përkundër disa mundësve dhe kanosjeve rezultati megjithatë mbeti i pandryshuar dhe tre pikët shkuan në kontën e Vardarit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *