Home / Sport / Shkëndija: Pritet rrikthimi i Mustafit

Shkëndija: Pritet rrikthimi i Mustafit

“Mustafi ende nuk ka nisur me stërvitje, por presim që së shpejti të ndodhë një gjë e tillë. Ne jemi optimistë se ai do të kthehet së shpejti në skuadër, pasi Shkëndija ka nevojë për një profesionist të kalibrit të tij”, shprehen nga tabori i Shkëndijës.

Edhe pse kuvendi i të premtes mbështeti unanimisht rrikthimin e Nebi Mustafit, kapiteni i Shkëndijës ende nuk është i pranishëm në seancat stërvitore të ekipit kampion. Sipas informatave që vijnë nga tabori ‘kuqezi’, së shpejti pritet që Mustafi t’i bashkohet ekipit në seancat stërviotre. “Mustafi ende nuk ka nisur me stërvitje, por presim që së shpejti të ndodhë një gjë e tillë. Të gjithë e dijmë se Nebiu është njeri korrekt dhe profesional dhe përkundër vendimit të kuvendit për rrikthimin e tij, ai këkon të ulet me kryesinë për të pastruar problemin që solli deri në largimin e tij. Ne jemi optimistë se ai do të kthehet së shpejti në skuadër, pasi Shkëndija ka nevojë për një profesionist të kalibrit të tij”, shprehen nga tabori i Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *