Home / Sport / Shkëndija: Reagojnë anëtarët e shkarkuar

Shkëndija: Reagojnë anëtarët e shkarkuar

Pasi të premten në mbrëmje kuvendi i Shkëndijës vendosi të përkrahë presidentin Nuriman Shaqiri dhe të shkarkojë nga kryesia nënëkryetarin Idriz Ibihsin dhe anëtarët e kryesisë Jusuf Iljazin dhe Bekim Azizin, të shtunën me reagim publik kanë dalë edhe anëtarët e shkarkuar të kryesisë së Shkëndijës, të cilët në një dokument të vulosur me vulën e KF Shkëndija, pretendojnë se kuvendi i lartëpërmendur është jo-legjitim dhe si i tillë nuk mund të bëjë shkarkimin e asnjë anëtari të kryesisë. Në reagim thuhet se Nuriman Shaqiri e din mirë se cili është Kuvend legjitim dhe të njejtin e ka nënshkruar vetë kohë më parë, kur edhe është rizgjedhur si kryetar i Shkëndijës. Nga kjo, anëtarët e kryesisë së Shkëndijës vlerësojnë se Shaqiri ka bërë shkelje ligjore të rregullave të kuvendit, dhe njoftojnë se së shpejti do të thërasin mbledhje urgjente, të sipas tyre Kuvendit legjitim, ku do të kërkohet shkarkimi i presidentit Nuriman Shaqiri. Si do që të jetë, një javë para fillimit të sezonit pranveror situata në KF Shkëndija mbetet skajshmërisht e paqartë dhe ditët në vijim pritet zgjidhja përfundimtare e këtij kontesti.

NJOFTIM

Anëtarët e Kryesisë dhe Anëtarët Legjitim të Kuvendit të K.F. SHKËNDIJA –s njoftojnë opinionin e gjërë publik lidhur me zhvillimet e fundit në Klub, se:

1. Kryesia e klubit nuk ka dhënë dorëheqje dhe as që ka mbajtur ndonjë mbledhje që nga data 20.02.2012;

2. Për shkak të kaosit të shkaktuar nga Kryetari i deritashëm (de jure) i Klubit, Nuriman Shaqiri, bashkë me djemtë e tij, Kryesia e Klubit ka kërkuar dorëheqjen e të njejtëve, me ç’rast po e njejta kërkesë është premtuar nga z. Nuriman Shaqiri (dhe djemtë e tij) dhe Dorëheqja e tyre është pritur dita-ditës;

3. Z. Nuriman Shaqiri me djemtë e tij, të zënë peng nga disa individ të cilët kërkojnë fat në fatkeqësinë e K.F. SHKËNDIJA –s, lëre që nuk e mban premtimin e dhënë, por për më tepër, në mënyrë tinëzare e jolegjitime dhe në kundërshtim me Statutin e K.F. SHKËNDIJA –s, ai organizon një takim joformal me disa Ish-Kuvendarë të K.F. SHKËNDIJA –s, duke i manipuluar dhe dezinformuar se, gjoja, Kryesia e Klubit ka dhënë dorëhëqje dhe se, gjoja, Kuvendi i cili ka udhëhequr me Klubin deri më tani (pra, deri në momentin kur ai e ka mbajtur atë takim jo formal) ka qenë jo legjitim;

4. Formimin e Kuvendit Legjitim të Rregullt të K.F. SHKËNDIJA –s (në të cilin Kuvend ai u rizgjodh Kryetar i Klubit), si dhe të gjitha Vendimet e nxjera nga i njejti Kuvend, i ka nënshkruar vetë ai personalisht dhe madje edhe në Noter. Gjë që, jo vetëm se i përgënjeshtron të gjitha deklarimet e tij në lidhje me Legjitimitetin e Kuvendit të Klubit, por edhe dëshmon për shkeljen e Statutit të K.F. SHKËNDIJA –s nga dora vet;

5. Duke i pasur parasysh ato që i përmendëm më lartë, ne, mbase detyrimisht, konstatojmë se z. Nuriman Shaqiri ose ka ndonjë çrregullim psiqik dhe nuk di çka bën ose detyrohet të deklarojë gjëra të tilla, edhe pse i di mirë se nuk janë të vërteta, për shkak të hipotekave të tij;

6. Të shtyrë nga gjendja e shkaktuar nga Kryetari i deritashëm i K.F. SHKËNDIJA –s, në bazë të Nenit 36 të Statutit të K.F. SHKËNDIJA –s, Kuvendi Legjitim i Klubit, së shpejti do të mbajë Mbledhje të Jashtëzakonshme nga ku do të propozohet Shkarkimi i Kryetarit të deritashëm, z. Nuriman Shaqiri, bashkë me djemtë e tij nga të gjitha funksionet që kanë në Klub dhe do të propozohet Kryetari i ri i K.F. SHKËNDIJA –s; dhe

7. Apelojmë te të gjithë dashamirët e K.F. SHKËNDIJA –s dhe te të gjitha mediat, elektronike apo të shkruara, që të mos bien pre e dezinformatave dhe manipulimeve që dalin nga persona a qarqe te caktuara te cilat nuk kanë asfarë legjitimiteti a kompetence për çfarëdo deklaratash në lidhje me K.F. SHKËNDIJA -n.

Kryesia e K.F. SHKËNDIJA

Tetovë, 03.03.2012

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *