Home / Sport / Shkëndija s’njeh golin, 0:0 me Teteksin

Shkëndija s’njeh golin, 0:0 me Teteksin

Skuadra kampione e Shkëndijës duket se ka hyrë në krizë të efikasitetit, pasi sot në derbin lokal të Tetovës barazoi 0:0 me Teteksin.

Skuadra kampione e Shkëndijës duket se ka hyrë në krizë të efikasitetit, pasi sot në derbin lokal të Tetovës barazoi 0:0 me Teteksin. Me këtë ‘kuqezinjtë’ për herë të parë pas një kohe të gjatë nuk arrijnë të shënojnë asnjë gol në dy ndeshje me rradhë, apo saktë 180 minuta, pasi në mesjavë humbën 0:1 nga Vardari. Trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani në këtë ndeshje vinte me shumë probleme në formacion, pasi për shkak të lëndimit mungonin Izair Emini dhe Ersen Sali, ndërsa që në minutat e para të ndeshjes mbeti pa Pëllumb Jusufin, i cili mori një lëndim të rëndë të krahut dhe u desh të transferohet në spitalin klinik të Tetovës. Me probleme të këtilla vendasit provonin të gjejnë golin e Teteksit, mirëpo shihej qartë se në lojën e Shkëndijës mungonte dicka. Mesfusha s’kishte kreativitet, ndërsa sulmi thuajse nuk egzistonte, pasi në mungesë të Sali-t, në sulm u desh të impovizohet me Allomeroviqin dhe Rexhepin,që hyri në lojë në vend të të lënduarit Jusufi. Në kushte të këtilla thuajse nuk kishte rrezik për portën e Teteksit pasi vendasit nuk arrinin të gjenin mënyrë për t’iu ofruar portës kundërshtare. Megjithatë edhe në kushte të këtilla vendasit në pjesën e parë kishin mundësi të 100 % për të avansuar. Allomeroviq goditi nga distanca, ndërsa Demiri nuk arrin të shënojë nga afërsia, megjithse u gjet në pozitë tejet ideale. Në minutat në vazhdim nuk kishte ndryshim dhe pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në vazhdim Shkëndija edhe më shumë insistonte në kërkim të golit, mirëpo loja e Shkëndijës vazhdonte të jetë pa ide dhe anemike. Në kushte të këtilla, trajneri Osmani u detyrua që të inkuadrojë në lojë Nebi Mustafin, i cili u rrikthye në ekip pas një pauze një mujore. Ky moment solli ovacione të mëdha në tribuna, kur mbi 7 000 tifozë përshëndetën rrikthimin e kapitenit në skuadër. Shkëndija vazhdoi të insistojë për të gjetur golin e fitores, mirëpo duke parë situatën në teren, ishte e qartë se kjo ndeshje do të sillte dicka të tillë. Megjithatë kampionët në fuqi edhe pse s’kishin lojë, arritën të kijojnë një mundësi për të marë tre pikët, mirëpo Allomeroviq edhe pse i vetmuar para portës kundërshtare, goditi vetëm në shtyllën pingule. Minutat në vazhdim kaluan me vuajtje të vendasve dhe luftë të madhe të futbollistëve të Teteksit, të cilët në fund me meritë morën një pikë nga ky duel. Ndeshja u mbyll 0:0, ndërsa tifozët me vërshëllima përcollën futbollistët për në xhveshtore, duke shprehuar haptas pakënaqësine e tyre për paraqitjen e dobët në teren. Trajneri i Shkëndijës pa kërkuar alibi, shtoi se mungesat e shumta e penalizuan skuadrën, ndërsa këtu ndikim të madh kanë edhe largimi i Hasanit dhe Kurtishit dhe mos-angazhimi i një sulmuesi cilësor. Osmani për fund përshëndeti rrikthimin e kapitenit Nebi Mustafi i cili sipas trajnerit ka ndikim të madh në skuadër.
Me këtë barazim Shkëndija mbetet në pozitën e 3-të me 40-të pikë, 10-të më shumë se Sileksi i vendit të katërt. Për fund vlen të cekim se lëvdata të mëdha meriton publiku tetovar, në krye me grupin e tifozëve ‘Ballistët’, të cilët nuk u ndalën për 90-të minuta, ndërsa spikatnin me korektësinë e tyre në anim. Ndryshe ndeshja përsëri ishte e rrezikut të lartë dhe të pranishëm ishin numër i madh i forcave policore dhe të njësitit special.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *