Home / Sport / Shkëndija të shtunën përballet me Horizontin

Shkëndija të shtunën përballet me Horizontin

“Ekipi do të vazhdojë të punojë në Tetovë dhe fillimin e kampionatit do ta presim këtu. Në Dojran nuk shkuam pasi edhe atje kushtet nuk janë shumë më të mira. Ndërkohë planifikojmë të shtunën të përballemi me Horizont Turnovën, mirëpo për momentin kërkojmë një teren k do të zhvillohej ndeshja. Mbetet obsion tereni i Lokomotivës në Shkup, por gjithsesi nuk mund të konfirmojmë pa mos marrë dritë jeshile nga drejtuesit e kësaj skuadre”, deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Skuadra kampione e vendit, Shkëndija pasi kohë më parë shijoi dhe shfrytëzoi në maksimum kushtet fenomenale për punë në Antali të Turqisë, tani më 10-të ditë është duke u përballur me problemet e gjithë skuadrave tjera këtu në Maqedoni, kushtet e vështira si pasojë e të rreshurave të mëdha të borës. ‘Kuqezinjtë’ s’mund të gjejnë teren adekuat për të ushtruar dhe për këtë qëllim janë duke u stërvituar në palestra me bar sintetik. Në kushte të këtilla stafi teknik tenton të improvizojë, për të përmbushur sipas mundësive planprogramin e paraparë për këtë pjesë të fazës përgatitore. Ndërkohë përfundimisht është vendosur që ekipi të vazhdojë qëndrimin në Tetovë, pasi Dojrani që shihej si obsion për bazë të rradhës së ‘kuqezinjëve’, nuk ka kushte ideale dhe për këtë qëllim skuadra ka vendosur të mbetet në ‘shtëpi’. Deri sa seancat stërvitore në një mënyrë edhe janë duke u realizuar në Tetovë, këto ditë drejtuesit e klubit janë në kërkim të një tereni adekuat ku do të zhvillonin një takim kontrollues me Horizont Turnovën. “Ekipi do të vazhdojë të punojë në Tetovë dhe fillimin e kampionatit do ta presim këtu. Në Dojran nuk shkuam pasi edhe atje kushtet nuk janë shumë më të mira. Ndërkohë planifikojmë të shtunën të përballemi me Horizont Turnovën, mirëpo për momentin kërkojmë një teren k do të zhvillohej ndeshja. Mbetet obsion tereni i Lokomotivës në Shkup, por gjithsesi nuk mund të konfirmojmë pa mos marrë dritë jeshile nga drejtuesit e kësaj skuadre”, deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi. Ndryshe Shkëndija këto ditë është duke punuar me formacion të kompletuar, përveç Nezirit dhe Nikitoviqit, të cilët ushtrojnë me intenzitet më të lehtë, deri sa vazhdojnë të ndjekin edhe terapi për rehabilitim më të shpjetë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *