Home / Sport / Shkëndija-Vardari të mërkurën?

Shkëndija-Vardari të mërkurën?

‘Situata e krijuar rreth kësaj ndeshje nuk është e lakmueshme as për ne si kryesi, e as për futbollistët të cilët me padurim presin zhvillimin e kësaj ndeshje, mirëpo situata momentale nuk jep shpresa për të ndodhur një gjë e tillë. Ne jemi në kontakte të përditshme me komesarin për gara pranë FFM-së, z.Mile Spirkovski, i cili pret urdhër nga Ministria e Brendshme për tu luajtur kjo përballje. Informatat e fundit nga komesari i garave janë se afati i fundit për zhvillimin e kësaj ndeshje është e mërkura, mirëpo përsëri fjalën e fundit e ka Ministria e Punëve të Brendshme, e cila duhet të japë lejen për zhvillimin e ndeshjes’, deklaroi sekretari i Shkëndijës, Fikret Shaqiri.

Vazhdojnë paqartësitë rreth zhvillimit të derbit të javës së 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit. Përballja e anuluar disa herë dhe që solli edhe pezullimin e përkohshëm të kampionatit elitar dhe Ligës së dytë, sipas informatave të fundit duhet të zhvillohet të mrëkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë. Kryesia e Shkëndijës është njoftuar se ndeshjen me Vardarin do ta zhvillojnë në Tetovë dhe me praninë e publikut, mirëpo ende nuk ka konfirmim për ditën e saktë të zhvillimit të saj, megjithëse e mërkura mbetet si afat i fundit për mbylljen e xhiros së 20-të. ‘Situata e krijuar rreth kësaj ndeshje nuk është e lakmueshme as për ne si kryesi, e as për futbollistët të cilët me padurim presin zhvillimin e kësaj ndeshje, mirëpo situata momentale nuk jep shpresa për të ndodhur një gjë e tillë. Ne jemi në kontakte të përditshme me komesarin për gara pranë FFM-së, z.Mile Spirkovski, i cili pret urdhër nga Ministria e Brendshme për tu luajtur kjo përballje. Informatat e fundit nga komesari i garave janë se afati i fundit për zhvillimin e kësaj ndeshje është e mërkura, mirëpo përsëri fjalën e fundit e ka Ministria e Punëve të Brendshme, e cila duhet të japë lejen për zhvillimin e ndeshjes’, deklaroi sekretari i Shkëndijës, Fikret Shaqiri, i cili shtoi se drejtuesit e klubit janë të gatshëm të organizojnë ndeshjen në fjalë. Dhe deri sa vazhdojnë paqartësitë rreth zhvillimit të përballjes Shkëndija-Vardari, stafi teknik dhe futbollistët e kampionëve në fuqi me intenzitet maksimal vazhdojnë përgatitjet për vazhdimin e kampionatit. Megjithse në mesin e futbollistëve ndjehet nervozë për situatën e krijuar, megjithatë njëkohësisht rritet entuziazmi para derbit të madh. Të gjithë me padurim presin konfirmimin e terminit të zhvillimit të përballjes, në të cilën kampionët në fuqi kërkojnë fitore përballë liderit aktual. “Është dicka shumë negative sepse ndikon edhe në formën e tonë. Neve na thonë të përgatitemi për nesër, përsëri anulohet, është dicka monotone me këtë paqartësinë, sot, nesër. Shpresojmë që sa më shpejtë të zgjidhet kjo punë dhe të vijë loja, të caktohet ata dhe ne të dijmë dhe të përgatitim formën në seancat stërvitore dhe shpresojmë që këtë ndeshje kundër Vardarit ta fitojmë“, u shpreh mesfushori i Shkëndijës, Jasir Selmani, i cili beson se tetovarët janë të gatshëm të mundin Vardarin, vetëm se shtoi se pret përkrahje korekte nga tifozët. “Shpresoj që tifozët të jenë ferr, korektë, pa probleme, të mos ndodhë asnjë incident, sepse Tetova si qytet ka njerëz të kulturuar. Tu tregojmë të gjithëve se në Tetovë luhet futboll dhe asgjë tjetër. Në Tetovë ka sport dhe jo dhunë”, pohoi Selmani. Si do që të jetë, pritet që më në fund FFM-ja dhe MPB të japin ‘dritë jeshile’ për zhvillimin e përballjes së aq pritur, derbin e javës së 20-të, ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *