Home / Lajme / Maqedoni / Shkollat në Zhelinë pritet të rregullohen

Shkollat në Zhelinë pritet të rregullohen

14 mars-Ai tha se pas përfundimit të procedurave juridike këtë vit do të rregullohen këto shkolla. Ndryshe, dy javë para fillimit të viti shkollor 2011/12, shkolla fillore e fshatit Merovë ku mësimin e ndjekin 134 nxënës është djegur tërësisht nga zjarri, ndërsa arsyet edhe sot e kësaj dite nuk dihen, por dyshimet janë se rrjeti elektrik ka qenë shkaktar i zjarrit

Çatia e shkollës fillore në fshatin Debërcë të Komunës së Zhelinës është rregulluar tërësisht me mjete të Komunës së Zhelinës, ndërsa pritet që së shpejti të fillojnë punimet për rregullimin e shkollave në Merovë, Novo Sellë dhe Kapazhdoll. Sipas Nuredin Ismailit, drejtor i shkollës qendrore në fshatit Grupçin, për çatinë e shkollës së Debërcës janë ndarë mjete në vlerë prej 20 mijë euro nga ana e komunës. Drejtori Ismaili njoftoi se pas erës së fuqishme e cila rrëzoi çatinë e shkollës në fillim të këtij viti, tani më kanë përfunduar punët ndërtimore rreth së njëjtës.

“Për shkollën e Debërcës kanë përfunduar procedurat organizative dhe tashmë jemi duke grumbulluar raportet e policisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe do të inicojmë padi penale kundër firmave ndërtuese “Elektrometal” dhe “Bazhak Inxhenjering” dhe pastaj do të shohim se si do jetë epilogu”, ka informuar Ismaili. 134 nxënësit e shkollës së Merovës ende mësojnë nëpër objekte private të fshatit dhe janë në pritje të fillimit të ndërtimit të shkollës, ndërsa për këtë qëllim kanë marrë premtime nga ana e Komunës së Zhelinës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe disa ambasadave. Poashtu krahas shkollës së Merovës, në gjendje të vështirë infrastrukturore janë edhe shkollat e Novo Sellës dhe Kapazhdollit. “Për të tre këto shkolla janë paraparë të ndahen rreth 200 mijë euro dhe tërësisht të zgjidhet problemi me këta institucione arsimore. Rreth 100 mijë euro do të ndahen nga MASH dhe 100 mijë euro nga ana e Komunës së Zhelinës në bazë të buxheteve të tyre. Mirëpo, krahas këtyre kemi premtime se një pjesë më e vogël e mjeteve do të sigurohen nga Ambasada e Japonisë dhe Qendra për zhvillim të barabartë të rajonit planor në Pollog. Institucionet shtetërore, siç janë komuna dhe ministria, do të rregullojnë pjesën ndërtimore të objekteve, kurse ambasadat financojnë vetëm në inventar, lyerje dhe pjesë tjera të brendshme të shkollave”, deklaroi Ismaili.

Ai tha se pas përfundimit të procedurave juridike këtë vit do të rregullohen këto shkolla. Ndryshe, dy javë para fillimit të viti shkollor 2011/12, shkolla fillore e fshatit Merovë ku mësimin e ndjekin 134 nxënës është djegur tërësisht nga zjarri, ndërsa arsyet edhe sot e kësaj dite nuk dihen, por dyshimet janë se rrjeti elektrik ka qenë shkaktar i zjarrit. Në fillim të këtij viti, nga stuhia, shkolla fillore e fshatit Debërcë ka ngelur pa çati. Nxënësit e shkollave të Novo Sellës dhe Kapazhdollit mësojnë në kushte të vështira, kurse vetëm për shkollën e Kapazhdollit komuna këtë vit ka ndarë rreth 12 mijë euro për rregullimin e së njëjtës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *