Home / Lajme / Maqedoni / Shpërthejnë tre zjarre në Gostivarë zjarrfikësit intervenojnë shpejt

Shpërthejnë tre zjarre në Gostivarë zjarrfikësit intervenojnë shpejt

29 mars-“Në ora 12:15 pranuan lajmin nga një qytetar se zjarri ka kapluar një objekt ndihmës të fabrikës së qelqit dhe pas 6-7 minutash 4 kamionë me 11 zjarrfikës arritën në vendin e ngjarjes, respektivisht në periferi të qytetit, rreth 4 kilometra larg Shtëpisë së zjarrfikësve. Brenda 40 minutash arritëm që ta lokalizojmë zjarrin”, thekson Samir Nuredini – përgjegjës në NJTKZ në Gostivar.

Tre zjarre kanë shpërthyer sot, thuajse njëkohësisht në tre lokacione në territorin që mbulon Njësia Territoriale Kundërzjarrit në Gostivar. “Në ora 12:15 pranuan lajmin nga një qytetar se zjarri ka kapluar një objekt ndihmës të fabrikës së qelqit dhe pas 6-7 minutash 4 kamionë me 11 zjarrfikës arritën në vendin e ngjarjes, respektivisht në periferi të qytetit, rreth 4 kilometra larg Shtëpisë së zjarrfikësve. Brenda 40 minutash arritëm që ta lokalizojmë zjarrin”, thekson Samir Nuredini – përgjegjës në NJTKZ në Gostivar. Ai thotë se lajmi për shpërthimin e zjarrit është paraqitur me vonesë, kur zjarri më kish fituar në intensitet. Derisa, zjarrfikësit kanë qenë duke intervenuar për shuarjen e zjarrit te “Qelqtorja” janë pranuar lajmërime edhe për dy raste tjera të paraqitjes së zjarrit, respektivisht njëri mbi fshatin Vrapçisht dhe tjetri mbi fshatin Llakavicë. Në përputhje me nevojat, janë shpërndarë ekipet dhe me sukses janë lokalizuar edhe këto dy zjarre pyjore. Nga NJTKZ bëjnë apel deri te qytetarët që tani kur temperaturat janë në rritje të vazhdueshme dhe është duke mbajtur mot i thatë, të jenë më të kujdesshëm kur manipulojnë me zjarr, si në vendbanime ashtu edhe në natyrë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *