Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët do frymojnë lirshëm dhe pa kufij

Shqiptarët do frymojnë lirshëm dhe pa kufij

14 mars-“Nuk është e nevojshme që të biem pre e ndonjë skenari që mundë të ketë një rrugë pa krye, prandaj të gjithë që kanë të drejtë për të hulumtuar këto raste janë në dispozicionin tonë dhe në nivel të detyrës dhe shpresoj që shpejtë do zbardhet gjithçka. Kam besim që këto situata minore nuk do kenë mundësi të prishin apo ngadalësojnë projektet dhe agjendën e UÇK-së”, ka deklaruar Lika gjatë fjalimit të tij në Sellcë.

Në Kalanë e fshatit Sellcë të Tetovës, sot është mbajtur për të 11 herë me radhë Akademia përkujtimore “Pranvera e dinjitetit”, kushtuar luftës së 2001-it. Në këtë akademi kanë marrë pjesë krerët e ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe mysafirë të tjerë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Me këtë rast ish komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika, ka folur edhe për incidentet e fundit në vend, duke ftuar ish bashkëluftëtarët që të mos manipulohen në këso situata.

“Nuk është e nevojshme që të biem pre e ndonjë skenari që mundë të ketë një rrugë pa krye, prandaj të gjithë që kanë të drejtë për të hulumtuar këto raste janë në dispozicionin tonë dhe në nivel të detyrës dhe shpresoj që shpejtë do zbardhet gjithçka. Kam besim që këto situata minore nuk do kenë mundësi të prishin apo ngadalësojnë projektet dhe agjendën e UÇK-së”, ka deklaruar Lika gjatë fjalimit të tij në Sellcë. Ndërkaq në këtë manifestim ka folur edhe ish përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai në fjalimin e tij tha se rrugëtimi i shqiptarëve nëpër vite dhe shekuj ka qenë shumë i rëndë, i vështirë dhe më shumë sakrifica. Ai përmendi poashtu se ideali i dëshmorëve ka qenë që populli shqiptar të jetojë i lirë dhe të institucionalizohet. “Programi i UÇK-së është i pandalshëm, siç nuk ndalet ky diell, pavarësisht se disa thera të vogla mendojnë se mundë ta ndalin dritën e diellit. Amanet që nga rilindësit e deri te ushtarët e UÇK-së e kemi të jetojmë të lirë në hapësirat ku ne jetojmë. Dhe ne do e bëjmë, se nuk bën ndryshe. Shqiptarët do frymojnë lirshëm dhe pa kufij”, tha Ahmeti, gjatë fjalës së tij në manifestimin kushtuar fillimit të luftës së 2001 në Malësinë e Sharrit. Në manifestimin “Pranvera e dinjitetit”, para të pranishmëve kanë folur edhe kryetari i SHVLUÇK-së Fazli Veliu dhe Bardhyl Llagami, prindi i dëshmorit Skerdilajd Llagami. Poashtu në akademinë e 11 me radhë ka folur edhe rektori i USHT-së, Agron Reka, ndërsa manifestimi është përcjellë edhe me një program të pasur kulturorartistik. Të pranishmit në fund kanë vendosur edhe kurora lule në varrezat e dëshmorëve që gjenden në Kalanë e fshatit Sellcë.
(Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *