Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët lajnë vetura në Ministrinë e Transportit

Shqiptarët lajnë vetura në Ministrinë e Transportit

27 mars-jendja e shqiptarëve në këtë dikaster është e mjerueshme shumica e shqiptarëve janë të dërguar në inspektorat ku nuk kanë as zyra, enden rrugëve, maltretohen në forma të ndryshme, ata që janë me fakultet dhe magjistratura bëjnë punët e portierit apo magacionerit i dërgojnë që të ua lajnë veturat, nuk u japin lëndë kyçe, edhe pse të gjithë me status jemi bashkëpuntore të rinjë edhe pse i plotësojmë kushtet për të qenë në pozita më të larta.Shpresoj që do e informoni opinionin për gjendjen mizore që jemi ne si shqiptarë”, thuhet në emailin e lëshuar nga ana e punëtorëve shqiptarë në Ministrinë e Transportit

Shqiptarët të diskriminuar edhe në Ministrinë e Transportit. Krahas diskrimineve në dikasteret ku udhëhiqen nga kuadër maqedonas në këtë ministry shqiptarët meren me larjen e veturave, bëjnë punët e portirit, angazhohen si magacioner edhe pse të diplomuar. Punëtorët shqiptarë në këtë ministri janë ankuar përmes një emaili të adresuar në Televizionin Koha, ku edhe alaramojnë situatën për gjendjen e disfavorshme të tyre ku ministër është Mile Janakievski kuadër i VMRO-DPMNE-së. “Duam tju njoftojmë për diskriminimet e shqiptarëve në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.Që nga ardhja e zëvendësministrit Tahir Hani kemi qenë edhe më tepër të manipuluar sepse na dha fjalën qeë do bëjë avansimet tek shqiptarët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake por edhe sot e kësaj dite nuk kemi asnjë përparim zero qofshin BDI apo PDSH.Gjendja e shqiptarëve në këtë dikaster është e mjerueshme shumica e shqiptarëve janë të dërguar në inspektorat ku nuk kanë as zyra, enden rrugëve, maltretohen në forma të ndryshme, ata që janë me fakultet dhe magjistratura bëjnë punët e portierit apo magacionerit i dërgojnë që të ua lajnë veturat, nuk u japin lëndë kyçe, edhe pse të gjithë me status jemi bashkëpuntore të rinjë edhe pse i plotësojmë kushtet për të qenë në pozita më të larta.Shpresoj që do e informoni opinionin për gjendjen mizore që jemi ne si shqiptarë”, thuhet në emailin e lëshuar nga ana e punëtorëve shqiptarë në Ministrinë e Transportit. Shqiptarët në këtë ministri nuk janë aspak të avancuar. Nga grafikonet mund të shihet se nuk ka asnjë shqiptarë në postet udhëheqëse të kësaj ministrie. Nuk ka asnjë udhëheqës shqiptarë nga 13 sektoret për Unionin Evropian. Në njësinë për siguri dhe standarde ajrore nga 21 udhëheqës poashtu asnjë nuk është shqiptarë, të gjithë janë maqedonas. Vetëm dy shqiptarë janë si ndihmës udhëheqës të sektoreve dhe një udhëheqës i sektorit për punë juridike. Televizioni Koha, arriti të kontaktojë edhe zëvendësministrin shqiptar në Ministrinë e Transportit Tahir Hani, I cili nuk ka komentuar këto diskriminime por vetëm ka lënë hapësirë që në ditët në vijim të jap sqarim.Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *