Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët treguan se si anohet

Shqiptarët treguan se si anohet

22 mars-Ajo që do mbahet në mend sot në Tetovë, ishte prania maramendëse e mediave nacionale maqedonase të cilët kishin akredituar gazetarë enkas këtë ndeshje, megjithatë edhe ata ngelën me gishtin në gojë, nuk kanë se cka të raportojnë për këtë ndeshje, për incidente apo sjellje jo korrekte të tifozerisë tetovare.

Si për inatin e të gjithë atyre që dëshironin ta shihnin tetovën të përgjakur, të arrestuar dhe të ndikuar nga situata në vend, sot publiku tifozët e Shkëndijës në ndeshjen ndërmjet klubit Shkëndija dhe Vardarit të Shkupit, treguan kulturë të lartë sportive. Madje kjo kulturë nuk është vërejtur edhe në stadiumet më të njohura në Evropë. Mijëra forca speciale të ardhura nga Shkupi dhe të gjitha qytetet e Maqedonisë, treguan se kush i inicion këta incidente, ata që ruajnë rendin apo tetovarët. Tifozët tetovarë sot merituan notën dhjetë, për dallim nga futbollistët e tyre të cilët nuk treguan lojë të mirë dhe në fund humbën ndeshjen me rezultat 1-0 në favor të Vardarit. Kur të gjithë menduan se sot në Tetovë do të eskalojë situata, do të lëshohen parulla të shumta etnike, tifozeria e Shkëndijës dhe shqiptarët në përgjithësi treguan se si përkrahet klubi, se si mbështeten futbollistët, pra me anim korrekt dhe në fund lëshuan stadiumin duke lënë me gojën në gisht mijëra policët e ardhura nga Shkupi që ishin të gatshëm të intervenonin në cdo moment. Ajo që do mbahet në mend sot në Tetovë, ishte prania maramendëse e mediave nacionale maqedonase të cilët kishin akredituar gazetarë enkas këtë ndeshje, megjithatë edhe ata ngelën me gishtin në gojë, nuk kanë se cka të raportojnë për këtë ndeshje, për incidente apo sjellje jo korrekte të tifozerisë tetovare. Ju lumtë tetovarë, ju lumtë shqiptarë. Sot treguan se dijmë të anojmë në mënyrë sportive si gjithmonë, dhe dijmë të ruajmë gjakftohtësinë në moment të duhura, kurse rezultatet sportive të Shkëndijës nuk do të mungojnë në të ardhmen dhe do të sjellin gëzimin si gjithmonë.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *