Home / Lajme / Maqedoni / Si reagon Sindikata e Policisë për vrasjen në Gostivar

Si reagon Sindikata e Policisë për vrasjen në Gostivar

2 mars-Në rast se personalisht jemi të prekur, të kërkojmë ndihmë nga kolegët tanë, për shkak se procedurat tona aq sa do të jenë objektive, në situata të tilla gjithmonë vlerësohen si subjektive”, thuhet në komunikatën e SPM-së.

Provokimi, kërcënimi, vlerësimi joadekuat, frika…të gjitha këto sipas Sindikatës së Policisë së Maqedonisë janë arsyet e mundshme për incidentin që ndodhi të martën në Gostivar, ku pjesëtari i policisë vrau dy të rinj shqiptar.

Sindikata ka shprehur ngushëllime deri tek familjet e viktimave të vrara, dhe se vlerëson se kjo tragjedi ka mbuluar me të zeza tre familje në Gostivar, tragjedi që siç thuhet “nuk ka goditur vetëm familjet e dy të rinjve të vrarë, por edhe familjen e kolegut që shtiu me armë”.

“Secili nëpunës policie, është gjithashtu edhe baba, bashkëshort dhe vëlla. Secili nëpunës policie, përveç rregulla që duhet patjetër ti respektoj, ka edhe ai emocionet dhe shqetësimet e tij si çdo qytetar. Kjo ngjarje duhet të na mësojë si qytetar se ka kufinj në çdo provokim, ndërsa si nëpunës policie, jemi të obliguar që të bëjnë vlerësim të drejtë. Në rast se personalisht jemi të prekur, të kërkojmë ndihmë nga kolegët tanë, për shkak se procedurat tona aq sa do të jenë objektive, në situata të tilla gjithmonë vlerësohen si subjektive”, thuhet në komunikatën e SPM-së.

Sindikata apelon që të gjithë të distancohen nga forcat e errëta që ushqehen me tragjedi të tilla dhe i keqpërdorin ato për qëllime politike.Familja e policit vrasës ka braktisur Gostivarin për shkak të frikës së tyre dhe pasigurisë, bën të ditur televizioni 24 orë.

Polici Jakim Trifunovski gjendet në paraburgim në burgun e Shutkës pasi që ndaj tij u shqiptua akuza e ngritur për vrasjen e dy të rinjve shqiptar në Gostivar, pas një zënke banale për parkimin e makinave.

Në vendngjarje kur ndodhi vrasja ka qenë e pranishme edhe vajza e tij 10 vjeçare, e cila nuk ka dhënë deklaratë dëshmi para gjykatës. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *