Home / Sport / Skandal! Gjibraltari në UEFA para Kosovës!

Skandal! Gjibraltari në UEFA para Kosovës!

Në një vendim pa precedent, Komitet Ekzekutiv i UEFA-s ka shqyrtuar për herë të dytë kërkesën e Gjibraltarit për anëtarësim, këtë radhë duke mos vendosur që ta hedhë poshtë atë siç ka bërë më parë. Ajo i ka dhënë të drejtën të votohet nga shtetet anëtare të UEFA-s në Kongresin e Zakonshëm që do të zhvillohet në vitin 2013.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Stamboll ka nxjerrë një përfundim skandaloz për futbollin kosovar: UEFA është gati të miratojë anëtarësimin e Gjibraltarit, krahinës autonome nën protektoratin e Anglisë me 30 mijë banorë, para Kosovës.
Në një vendim pa precedent, Komitet Ekzekutiv i UEFA-s ka shqyrtuar për herë të dytë kërkesën e Gjibraltarit për anëtarësim, këtë radhë duke mos vendosur që ta hedhë poshtë atë siç ka bërë më parë. Ajo i ka dhënë të drejtën të votohet nga shtetet anëtare të UEFA-s në Kongresin e Zakonshëm që do të zhvillohet në vitin 2013. Gjatë kësaj periudhe, UEFA do të ndihmojë Gjibraltarin me ndihma financiare dhe edukim në mënyrë që të rritë sa më shumë interesimin për futbollin në këtë shtet që regjistron rreth 30 mijë banorë.
Ndërsa krahina për të cilën ka një debat politik shumëvjeçar mes Anglisë dhe Spanjës ka fituar të drejtën të votohet në Kongresin e UEFA-s, duket skandaloze dhe po aq absurde që një shtet si Kosova nuk e ka fituar ende këtë të drejtë.
Absurditeti vjen edhe për faktin se futbolli në Kosovë vazhdon të jetë i izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndonëse futbollistët kosovarë janë të shpërndarë në skuadrat më në zë të kontinentin apo kanë ndihmuar përfaqësuese të vendeve të tjera të fitojnë edhe trofe prestigjiozë ndërkombëtarë.
Përballë këtij vendimi, pritet tashmë një reagim i shpejtë i Federatës së Futbollit të Kosovës e cila në këto momente duket se është lënë në baltë nga “miqtë” evropianë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *