Home / Lajme / Rajon / Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë

Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë

2 mars-Sikundër dalloni, kompania e fluturimeve Jetairfly mbulon dhe destinacione si Prishtina në Republikën e Kosovës dhe Tiranën në Republikën e Shqipërisë. Por vetë kjo kompani tregohet e kujdesshme në faqen e saj zyrtare ku dallohet se Prishtina emërtohet si destinacion i Kosovës. Krejt e kundërta ndodh me të vetmin aeroport ndërkombëtar në Shqipëri, që Prishtinën e bën pjesë të Serbisë.

Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë, ai në Rinas pranë Tiranës, marrë me koncesion nga një kompani e huaj, e njeh kryeqytetin e Republikës së Kosovës, si pjesë e Republikës së Serbisë.

Skandali ka ngjallur reagim tek qytetarë të cilët kanë denoncuar pranë agjencisë së lajmeve NOA faktin duke u shprehur të zemëruar e duke e konsideruar si të papranueshëm.

Edhe mëse katër vjet pasi Kosova më 17 Shkurt 2008 u shpall Republikë dhe u njoh nga Shqipëria dhe 88 shtete të tjera të botës, edhe pse kanë kaluar të paktën 13 vjet nga koha kur Serbia e humbi Kosovën e mbajtur për disa dekada padrejtësisht, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, “Nënë Tereza”, e njeh Prishtinën si pjesë e Republikës së Serbisë.

Në foto që ju sjell noa.al, dhe që duke u klikuar shihet me rezolucion më të lartë, ju shikoni qartësisht sesi në oraret e fluturimeve, destinacioni Prishtinë siglohet nën emrin e Serbisë që ndërkombëtarisht njihet me shkurtimin RS (Republika Srpska).

Sikundër dalloni, kompania e fluturimeve Jetairfly mbulon dhe destinacione si Prishtina në Republikën e Kosovës dhe Tiranën në Republikën e Shqipërisë. Por vetë kjo kompani tregohet e kujdesshme në faqen e saj zyrtare ku dallohet se Prishtina emërtohet si destinacion i Kosovës. Krejt e kundërta ndodh me të vetmin aeroport ndërkombëtar në Shqipëri, që Prishtinën e bën pjesë të Serbisë.

Që prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport “Nënë Tereza” menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana International Airport SHPK (TIA), raporton noa.al. TIA mori përsipër menaxhimin dhe operimin e aeroportit nga Qeveria Shqiptare, e cila ka qenë pronarja e vetme e aeroportit që nga koha e ndërtimit të tij. Si një firmë konçensionare TIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e aeroportit për 20 vitet e ardhshme.

Më e pakta që mund të bëjnë autoritetet e këtij aeroporti, është që të zhdukin menjëherë një emërtesë të tillë që ka prekur ndjenjat e mbarë shqiptarëve që e shohin një fakt të tillë të papranueshëm

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *