Home / Sport / Spanja injoron Shqipërinë për Korenë e Jugut

Spanja injoron Shqipërinë për Korenë e Jugut

Duke mësuar se trajneri i iberikëve kërkonte kundërshtar të fortë, atëherë drejtuesit e Federatës Spanjolle kanë pranuar ftesën e Koresë së Jugut, duke injoruar plotësisht Shqipërinë e Maqedoninë, skuadra të cilësuara të një niveli më të ulët sesa ekipi aziatik.

Ndërsa drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Maqedonase të Futbollit premtonin ndeshje miqësore me kombëtaren spanjolle, kjo e fundit ka zgjedhur të injorojë të dy këto opsione, duke planifikuar miqësore me Korenë e Jugut.
Spanja kishte caktuar prej shumë kohësh miqësore me Serbinë me 26 maj dhe me Kinën me 3 qershor. Ndërkohë, ajo po kërkonte kundërshtar për datën 30 maj dhe sipas vetë asaj që u trumbetua në mediat shqiptare nga përfaqësues të FSHF, Shqipëria mbante vendin e parë në listë falë raporteve miqësore mes presidentëve të dy federatave, Duka e Vilar.
Por në skenë hyri edhe Maqedonia, e cila shihej si skuadër më cilësore nga trajneri Del Boske. Ky i fundit nuk ka dashur të bëjë ndeshje për të kaluar radhën, duke i marrë shumë seriozisht miqësoret e kombëtares para një aktiviteti ku spanjollët hyjnë si pretendentë.
Duke mësuar se trajneri i iberikëve kërkonte kundërshtar të fortë, atëherë drejtuesit e Federatës Spanjolle kanë pranuar ftesën e Koresë së Jugut, duke injoruar plotësisht Shqipërinë e Maqedoninë, skuadra të cilësuara të një niveli më të ulët sesa ekipi aziatik.
Ajo që shqetëson më shumë është fakti se FSHF nuk ka bërë të ditur ende nëse do të ketë ndonjë miqësore në fundin e majit dhe fillimin e qershorit, atëherë kur pjesa më e madhe e kombëtareve do të jenë të grumbulluara për të luajtur takime miqësore.
Duke patur një buxhet më të kufizuar se në vitet e kaluara, preferohen kombëtare të cilat mund të paguajnë për të luajtur me kuqezinjtë, gjë që kufizon shumë listën e kundërshtarëve të mundshëm dhe alternativat mund të jenë vetëm vendet e Lindjes së Mesme .

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *