Home / Lajme / Rajon / Sulmohet ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

Sulmohet ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

17 mars-Tre persona kanë hedhur koktej molotovi nga një veturë e bardhë “Toyota” në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, Dragodan, të premten rreth orës 23:00, raporton Gazeta JNK.

Koktej molotovi është hedhur mbrëmë në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Nuk ka të lënduar dhe dëme të ndjeshme materiale. Kurse Policia është vënë në ndjekje të sulmuesve.

Tre persona kanë hedhur koktej molotovi nga një veturë e bardhë “Toyota” në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, Dragodan, të premten rreth orës 23:00, raporton Gazeta JNK.

Nuk janë raportuar të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Një togere policore po kalonte aty afër kur kishte vërejtur sulmuesit dhe ajo menjëherë ishte hedhur në ndjekje të tyre duke e ndërprerë sulmin që ka mundur të jetë më serioz.

Ditëve të fundit gjendja në Maqedoni mes etniteteve maqedone e shqiptare është acaruar sërish.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të ashpër e dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, kur disa persona të panjohur në lëvizje kanë gjuajtur koktej molotovi ndaj objektit të Ambasadës.

Duke pas parasysh se kjo paraqet edhe një incident më serioz, MPJ pret që në mënyrë të qartë dhe të padyshimtë të dënohet edhe nga autoritetet e Kosovës, si dhe të gjinden dhe në mënyrë adekuate të sanksionohet autorët e veprës.

Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë pret që autoritetet e Kosovës të punojnë në parandalimin e incidenteve të këtij lloji, me çka në mënyrë sa më të mirë do të manifestoheshin përcaktimet e deklaruara të Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Maqedonisë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e tërë rajonit, qëndron në reagimin e MPJ-së.

Siç kumtuan mediat kosovare, në sulmin me koktej molotovi ndaj Ambasadës nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara materiale janë të vogla. Sulmin e kanë kryer tre persona nga një automobil. Një nëpunës policor menjëherë i cili ishte në vendin e ngjarjes ka penguar dëm më të madh. Policia e Kosovës po gjurmon pas sulmuesve.

Ky është sulmi i dytë ndaj ambasadës së Maqedonisë në Kosovë gjatë javës së kaluar. Në sulmin e parë janë thyer dritaret e objektit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e ndodhur mbi Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, rreth mesnatës së mbrëmshme.

MPJ kosovare e konsideron tërësisht të papranueshëm dhe në dëm të raporteve miqësore mes dy shteteve këtë akt vandal, transmetojnë mediat kosovare.

Ministria e Jashtme kosovare kërkon nga organet e hetuesisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe të vënë para organeve të drejtësisë kryerësit e këtij akti të ulët.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e fuqishëm të institucioneve të shtetit për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Maqedonisë.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një kumtese ka dënuar sulmin, duke vlerësuar se incidente të tilla synojnë të dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *