Home / Sport / SuperIbra çon Milanin në +7

SuperIbra çon Milanin në +7

Fitorja e rëndësishme e Milanit 2-1 ndaj kryeqytetasve i ka dhënë qetësi skuadrës e cila tashmë ka çuar në 7 pikë diferencën me Juventusin ndjekës, ndërsa tani mendon vetëm për përballjet e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës.

Milani ka dashur të mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit kampion dhe ndeshja ndaj Romës ka qenë një etapë e rëndësishme për kuqezinjtë në rrugën e tyre drejt titullit. Për këtë arsye, fitorja e rëndësishme 2-1 ndaj kryeqytetasve i ka dhënë qetësi skuadrës e cila tashmë ka çuar në 7 pikë diferencën me Juventusin ndjekës, ndërsa tani mendon vetëm për përballjet e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës. Ndeshja ka folur që në minutat e para për kuqezinjtë që kanë dominuar në lojë dhe në raste. Ibrahimoviç e El Sharaui nuk arrijnë të mposhtin Stekelenburg dhe në momentin kur sulmuesi i ri italian i kuqezinjve arrin ta kalojë gardianin e Romës, topi ndalet në shtyllë. Roma riorganizohet dhe me rastin e parë të vërtetë gjen rrugën e rrjetës. De Rosi provon një gjuajtje drejt portës që kthehet në pasim për Osvaldon, i cili nuk fal dhe në minutën e 43-të shënon golin e avantazhit për miqtë. Por Milani nuk tronditet dhe vendos barazinë në shifra pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Ibrahimoviç shënon nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të fituar pas prekjes së topit me dorë në zonë nga De Rosi. Rastet për kuqezinjtë vijojnë njëri pas tjetrit dhe Muntari godet traversën, ndërsa Ibrahimoviç sheh të ndalen gjuajtjet e tij nga Stekelenburg. Por sulmuesi suedez hakmerret në minutën e 83-të, kur kalon topin mbi portierin holandez e më pas e dërgon atë në rrjetë me një gjuajtje me kokë. 2-1 dhe Milani shkëputet 7 pikë nga Juventus, që ka një ndeshje shumë të vështirë përballë Interit të dielën në darkë. Megjithatë, për kuqezinjtë ka edhe një lajm të keq, pasi qendërmbrojtësi Tiago Silva është larguar pas vetëm pak minutash lojë i dëmtuar dhe me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *