Home / Lajme / Rajon / Takim Arifi-Çitaku: Ardhmëria e Maqedonisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian

Takim Arifi-Çitaku: Ardhmëria e Maqedonisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian

“E përqëndruam bisedën për progreset e arritura të të dyja vendeve mike në të gjitha fushat, njëkohësisht edhe për qasjen ndaj sfidave të përbashkëta që i kemi, si dhe mundësitë për t’i kaluar ato në mënyre sa më të suksesshme. Kjo nënkupton bashkëpunim të mirëfilltë ndërfqinjësor dhe shkëmbim i mendimeve dhe përvojave ndërmjet nesh, sepse siç dihet pikësynime i të dy vendeve është integrimi në Bashkimin Evropian”, tha Çitaku.

Zëvendlskryeministrja e Republikës së Maqedonisë e obliguar për çështje evropiane Teuta Arifi, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, u takua me ministren e Integrimit Evropian të Kosovës, Vlora Çitaku. Takimi u përqëndrua në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit rreth procesit të Integrimit Europian.

Zëvedëskryeministrja Arifi me këtë rast tha se është shumë e kënaqur më progresin e arritur në Kosovë që nga vizita e fundit dhe përgëzoi ministren Çitaku me rastin e lansimit të studimit të fizibilitetit, duke shprehur gatishmërinë e ofrimit të mbështetjes në të gjitha fushat sa i përket Integrimit Evropian.

Ndërkaq, ministrja Çitaku tha që është e domosdoshme që e ardhmja jonë në Bashkimin Evropian të jetë edhe si vazhdimësi e bashkëpunimit rajonal që duhet të kemi më të gjitha vendet fqinje.

“E përqëndruam bisedën për progreset e arritura të të dyja vendeve mike në të gjitha fushat, njëkohësisht edhe për qasjen ndaj sfidave të përbashkëta që i kemi, si dhe mundësitë për t’i kaluar ato në mënyre sa më të suksesshme. Kjo nënkupton bashkëpunim të mirëfilltë ndërfqinjësor dhe shkëmbim i mendimeve dhe përvojave ndërmjet nesh, sepse siç dihet pikësynime i të dy vendeve është integrimi në Bashkimin Evropian”, tha Çitaku.

Ajo përshëndeti hapjen e dialogut të nivelit të lartë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe falënderoj zëvendëskryeministren Arifi për mbështetjen e dhënë deri me tani duke besuar në bashkëpunimin e mëtejshëm në të gjitha fushat që të dy vendet në një të ardhme sa më të afërt të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *