Home / Lajme / Maqedoni / Taksistët do të rebelohen

Taksistët do të rebelohen

10 mars-“Le të na gjejë shteti punë dhe nuk ka nevojë që të vrapojnë pas nesh për të na marrë furgonët. Le të hapin fabrika dhe të mos ndërtojnë përmendore prej gipsi, sepse njeriun nuk e mbajnë as kuajt, as gipsi, por puna. Marrin aksion, na i marrin për gjashtë muaj furgonët dhe na dënojnë nga 500 euro”, thotë taksisti Jusuf Ahmeti, i cili njofton se dhjetëra taksistë tashmë kanë filluar me mbledhjen e nënshkrimeve që do t’i dorëzojnë në komunë dhe pastaj, pse jo, edhe do t’i bllokojnë rrugët çdo ditë.

Inspektoriati për transport ka vazhduar me aksionin për grumbullimin e minibusëve dhe furgonëve të taksistëve të cilët në mënyrë të paligjshme transportojnë udhëtarët në relacionin Tetovë – Shkup dhe anasjelltas. Taksistët tetovarë janë shprehur të revoltuar kundër këtij aksioni. Ata thonë se nuk duan asgjë tjetër, por vetëm që t’u lejohet të punojnë që të fitojnë kafshatën e gojës nga kjo punë, ndërsa theksojnë edhe mungesën e vendeve të punës. “Në se do të kishim punë, ne nuk do të dilnim që të marrim dënime nga 500 euro dhe të na marrin furgonët tanë. Deri më tash janë marrë 7 furgonë dhe do të mbahen gjashtë muaj. Ne do të nënshkruajmë të gjithë taksistët me emër dhe mbiemër dhe shumë shpejt do të protestojmë dhe do të bllokojmë rrugën. Kështu nuk shkon, s’kemi zgjidhje tjetër. Do të kërkojmë ose të na lejojnë të punojmë kështu ose të na gjejnë punë”, thotë taksisti Ekrem Bexheti, i cili shton se kërkesa kryesore është që tu gjendet punë nga ana e shtetit. Ndërsa Salajdin Hamdiu thotë se nuk duan që të përballen me shtetin, por nuk kanë rrugëdalje tjetër.

“Ne nuk kërkojmë diçka të veçantë. Le të na gjejnë punë tjetër. Ne edhe falas do t’u japim furgonat vetëm të na gjejnë punë me rrogë që të ushqejmë fëmijët tanë. Edhe ne jemi njerëz të këtij shteti”, thotë Hamdiu. Ai shton se shumë herë kanë kërkuar licenca por nuk u japin.

“Ne të gjithë që punojmë këtu kemi shitur tokë dhe kemi blerë furgonë. Nuk marrim asnjë ndihmë nga shteti, çdo kush ka dalë për punë. Ne nuk vjedhim, por punojmë me djersë për të fituar bukën. Do ta bllokojmë rrugën dhe nuk do të lejojmë që dikush të na e marrë kafshatën e bukës”, thotë Salajdin Hamdiu, taksist që transporton udhëtarë nga Tetova për në Shkup dhe anasjelltas. Edhe taksistët tjerë janë të gatshëm që të braktisin këtë punë, por kërkojnë që shteti tu gjejë punë. “Le të na gjejë shteti punë dhe nuk ka nevojë që të vrapojnë pas nesh për të na marrë furgonët. Le të hapin fabrika dhe të mos ndërtojnë përmendore prej gipsi, sepse njeriun nuk e mbajnë as kuajt, as gipsi, por puna. Marrin aksion, na i marrin për gjashtë muaj furgonët dhe na dënojnë nga 500 euro”, thotë taksisti Jusuf Ahmeti, i cili njofton se dhjetëra taksistë tashmë kanë filluar me mbledhjen e nënshkrimeve që do t’i dorëzojnë në komunë dhe pastaj, pse jo, edhe do t’i bllokojnë rrugët çdo ditë. Revoltën e tij e shpreh edhe taksisti Petar Popovski, i cili thotë se e vetmja rrugë në këtë shtet është të kesh librezë partiake për të punuar. “Realiteti është ky që e shihni vetë. Dikush mund të punojë e dikush jo. Duhet të kesh librezë partiake që të punosh, ndryshe nuk të lejojnë”, thotë Popovski. Edhe gjatë ditës së enjte kanë vazhduar aksionet e inspektorëve të Ministrisë së Transportit të drejtuara ndaj transportuesve të paligjshëm të udhëtarëve në relacionet e ndryshme drejt Shkupit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *