Home / Lajme / Maqedoni / Teatri i Tetovës me këshill artistik

Teatri i Tetovës me këshill artistik

28 mars-“Projektet tjera që do të realizohen në Teatrit të Tetovës gjatë 2012 janë shfaqja “Shtëpi në erë” me teks të Shtefan Çapalikut dhe regji të Kushtrim Bekteshit, “Akvarium” me regji të Luka Kortinës dhe tekst të Refet Abazit dhe shfaqja “syri i ligë” me regji të Fadil Hysës me tekst të Rexhep Qosjes”, tha Aziri

Teatri i Tetovës për këtë vit ka paraparë 5 premiera për publikun e Tetovës. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i teatrit Valmir Aziri, gjatë një takimi me gazetarë të mërkurën në Tetovë. Sipas tij më 6 prill do të jepet premiera e shfaqes “Dashuri, teatër dhe marrëzi të tjera”, me rregjisor Refet Abazi dhe tekst të Salajdin Saliut, kurse më 13 prill do të jepete premiera e shfaqes “me grusht majës së thikës”, në rregji të Sulejman Rushitit dhe tekst të Augusto Boal. “Projektet tjera që do të realizohen në Teatrit të Tetovës gjatë 2012 janë shfaqja “Shtëpi në erë” me teks të Shtefan Çapalikut dhe regji të Kushtrim Bekteshit, “Akvarium” me regji të Luka Kortinës dhe tekst të Refet Abazit dhe shfaqja “syri i ligë” me regji të Fadil Hysës me tekst të Rexhep Qosjes”, tha Aziri. Ai poashtu në pres konferencë ka bërë të ditur se në kuadër të teatrit të Tetovës është themeluar edhe këshilli artistik, në përbërje të figurave të njohura nga Tetova dhe Gostivari. Këshilli artistic përbëhet nga Refet Abazi, Salajdin Saliu, Arsim Kaleci, Sabedin Selmani, Xhemazije Rizvani, Petrit Neziri dhe Sulejman Rushiti. Sipas Salajdin Saliut, kryetar i këshillit artistic, qëllimi i këshillit është që të ngrisë cilësinë e teatrit duke ndarë mendimin se në teatër ka aktor të mirë të cilët tashmë e kanë dëshmuar veten e tyre në aktrim.Ministria e Kulturës për këtë vit për teatrin e Tetovës ka ndarë 4.5 milion denarë ndërsa në fund të shtatorit është paraparë të mbahet festivali i parë ndërkombëtarë i teatrove në Tetovë

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *