Home / Lajme / Maqedoni / Tetova jep shumë, merr pak

Tetova jep shumë, merr pak

4 mars-Sipas statistikave të policisë në rajonin e Pollogut në fund të vitit të kaluar gjithsej janë evidentuar 45.699 vetura, prej të cilëve 27.937 në Tetovë

Komuna e Tetovës është ankuar se vite me radhë pakësohen mjetet prej Agjencionit për rrugë shtetërore, mjete të cilët ndahen nga regjistrimi i ve- turave. Mjetet të cilët arrijnë në buxhetin e Komunës nga ky destinim shfrytëzohen për sanimin e gropave dhe ndërhyrjeve tjera në rrugët lokale, por këto aspak nuk janë në proporcion me num- rin e veturave në Tetovë. Nga Sektori për komunika- cion njoftojnë se vetëm gjatë vitit 2008 Komunës së Tetovës për mirëmbajtjen e rrugëve i janë ndarë më shumë mjete, edhe atë në vlerë mbi 14 milionë denarë, kurse më pas këto mjete janë përgjysmuar deri në 7 milion denarë.

“Për sanimin e gropave dhe ndërhyrjeve tjera në rrugët lokale gjatë këtyre viteve nga buxheti qeveritar janë ndarë 7 milionë e 250 mijë denarë, shifër që disa vite me radhë është kon- stante. Komuna është e detyruar të shtojë mjete për sanimin e gropave, sepse nevojiten mbi 8 milionë denarë vetëm për riparim të rrugëve. Në këtë aspekt nuk është diskriminuar vetëm Komuna e Tetovës, por të gjitha komunat shqiptare. Komunat tjera maqedonase marrin me transfer apo mjete shtesë për këtë çështje”, thotë Memet Jonuzi, udhëheqës i sektorit për ko- munikacion në Komunën e Tetovës. Sipas tij, kjo është një hile që bën pushteti qen- dror ndaj Komunës së Tetovës.

“Pushteti qendror i ar- syeton këto të holla se Komunës së Tetovës i nevojiten këta të holla për sanimin e gropave, kurse destinimi i tyre është për mirëmbajtje, rikonstruim dhe mbrojtje. Ne vetëm për sanim harxhojmë afër 7 milionë dhe me këtë duhet që vetë të shto- jmë mjete për nevojat infra- strukurore. Mjetet që na ndahen neve si pushtet lokal, nuk janë në proporcion me regjistrimin e vetu- rave dhe përqindjen që duhet t’i ndahet Komunës së Tetovës”, thotë Jonuzi. Nga komuna njoftojnë se në bazë të numrit të veturave dhe regjistrimit të tyre, Ko- munës së Tetovës i takojnë rreth 20 milionë denarë për mirëmbajtjen e rrugëve në qytet dhe fshatrat përreth. Sipas statistikave të policisë në rajonin e Pollogut në fund të vitit të kaluar gjithsej janë evidentuar 45.699 vetura, prej të cilëve 27.937 në Tetovë. Ndryshe, ngricat e fundit, hedhja e kripës dhe rërës në rrugë, ka bërë që në Tetovë gati se shumica e rrugës të jenë me gropa dhe të paraqesin vështirësi të mëdha për vozitësit por edhe për këmbësorët. Nga Sektori për komunikacion bëjnë të ditur se rrugët krye- sore janë në gjendje më të mire, ndërsa më keq janë rrugët dytësore, por me rregullimin e kohës pritet të sanohen gropat. Përderisa Komuna e Tetovës do të bëjë sanimin e gropave, shoferët do të përballen më rrugë të pakalueshme dhe me gropa te shumta

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *