Home / Sport / Tevez luan dhe bën diferencën

Tevez luan dhe bën diferencën

Karlos Tevez u kthye më i frymëzuar se kurrë pas pesë muajsh mungesë te Mançester Siti duke ndihmuar këtë skuadër të përmbysë rezultatin në minutat e fundit për të fituar 2-1 ndaj Çelsit në “Etihad Stadium”.

Siti ishte në disavantazh që pas golit të Kahill në minutën e 60-të dhe kur kishin mbetur vetëm 24 minuta lojë, Mançini vendosi të përdorte kartën Tevez duke hedhur në fushë argjentinasin. Amerikano-jugori fillimisht fitoi goditjen e këndit nga ku erdhi penalltia e cila më pas u transformua saktësisht nga Serxho Aguero në minutën e 78-të. Më pas, kur kishin mbetur vetëm 5 minuta lojë, ai dha pasimin për golin e Samir Nasri që shkurtoi në 1 pikë diferencën me Mançester Junajtid në kreun e renditjes.
Ndërkohë, Arsenali ka kaluar Totenhemin dhe tashmë gjendet në vendin e tretë në renditjen e kampionatit anglez, falë një goli të Tomas Vermalen që i mjaftoi për suksesin 1-0 ndaj Evertonit në transfertë.
Pikërisht Totenhemit iu desh një gol në minutat shtesë nga Van Der Vart për të marrë të paktën një pikë në shtëpi përballë Stouk që gjeti avantazhin me Zherom, por nuk arriti ta mbronte deri në vërshëllimën përfundimtare, me sfidën që u mbyll 1-1.
Arsenali, deri katër javë më parë ishe 10 pikë larg Totenhemit në renditje dhe dukej e paimagjinueshme që të ngjitej kaq shumë pasi sapo kishte pësuar një disfatë të rëndë 4-0 në fushën e Milanit në Ligën e Kampioneve dhe filluan zërat për shpërbërjen e skuadrës. Tani “topçinjtë” janë 1 pikë para rivalëve të tyre londinezë, ndërsa këta të fundit kanë 5 pikë avantazh ndaj skuadrës së vendit të 5-të, Çelsit, ekipi i vetëm që mund t’i rivalizojë për vendin që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *