Home / Sport / Tifozi-doktor shpëtoi jetën e Muamba

Tifozi-doktor shpëtoi jetën e Muamba

Mediat britanike kanë zbuluar se është një tifoz i Totenhemit që duhet falënderuar se i ka shpëtuar jetën futbollistit të Bolton, Fabris Muamba.

Andriu Dinër, një konsulent kardiolog në spitalin “London Chest”, ishte mes tifozëve londinezë kur ka parë se si futbollisti është rrëzuar menjëherë në fushën e lojës pa patur asnjë kontakt me kundërshtarët.

Duke patur familjaritet me raste të tilla, ai është ulur me vrap nga tribuna ku gjendej bashkë me miqtë e tij dhe ka hyrë në fushë, ku ka drejtuar të gjithë procesin e “ringjalljes” së lojtarit, i cili kishte mbetur pa frymë.

Aktualisht lojtari mbahet në jetë nga aparaturat e spitalit “London Chest” ku është dërguar menjëherë nga fusha e lojës falë insistimit të Dinër, i cili është bërë pjesë e grupit të mjekëve që e monitorojnë atë papushim qe prej natës të së shtunës.

Sipas mediave angleze, ngjarja tronditëse ka bërë që klubi i Bolton të marrë në konsideratë idenë e braktisjes së çerekfinaleve të Kupës FA, pasi mendon se lojtarët do ta kenë të vështirë të përballojnë situatën stresuese të rikthimit në stadiumin e Totenhem.

Ndërkohë, lojtarët e Totenhem i kanë kërkuar klubit të tyre që të bëjnë kontrolle periodike të zemrës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *