Home / Sport / Tjetër anulim i derbit Shkëndija-Vardari

Tjetër anulim i derbit Shkëndija-Vardari

Federata e Futbollit të Maqedonisë vazhdon të luajë një lojë të çuditshme fundi i së cilës nuk është duke u dukur. Pasi paraprakisht u vendos që të ejnten të luhet ndeshja e shtyrë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit, FFM vendos sërish të anulojë këtë takim, duke lënë që poltësisht të vendosin ditën e zhvillimit të saj. Ndërkohë sot u zhvilluan katër përballje të javës së 20-të, në të cilat Rabotniçki mori fitore bindëse 5:1 përballë Renovës.

Shtyhet përsëri ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit, e cila duhej të zhvillohet të ejnten në Tetovë me fillim në orën 14:00. Derbi i javës së 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë pëson një tjetër çvendosje, me atë që përsëri mbetet i paqartë termini i zhvillimit të saj, ndërsa e sigurtë është vetëm se përballja do të luhet në Tetovë. Takimi Shkëndija-Vardari fillimisht duhej të luhet të mërkurën në Tetovë, më pas me rekomandim të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës, Federata e futbollit të Maqedonisë solli vendim që skuadrat tetovare të gjejnë stadiume jashtë Tetovës për zhvillimin e ndeshjeve të javës së 20-të dhe 21-të. Më vonë pasi Shkëndijës i’u refuzuan aletrantivat si Shkup, Gostivari, Kërçova dhe Struga, ekipet shqiptare të Ligës së Parë dhe të Dytë u kanosën për bojkojtimin e kampionatit, duke detyruar FFM-në dhe policinë të pranojnë që ndeshja të luhet të ejnten në Tetovë. Dhe deri sa gjatë ditës së sotme u bënë të gjitha përgatitjet për organizmin e mirëfilltë të kësaj përballje, në moment të fundit Federata e futbollit të Maqedonisë vendos për tjetër anulim, ndërsa plotësisht do të vendoset për terminin e zhvillimit të kësaj përballje. Nga FFM-ja sqarojnë se ndeshja do të luhet në Tetovë dhe me praninë e publikut, mirëpo e njëta shtyhet për t’i dhënë kohë ekipit vendas për organizim sa më të mirë në terminin e ri. Përveç ndeshjes Shkëndija-Vardari, është shtyrë edhe takimi tjetër i javës së 20-të, ndërmjet Teteksit dhe Napredokut. Anulimi i ndeshjeve në fjalë ka bërë që FFM-ja të bëjë anulimin e gjithë përballjeve të javës së 21-të në Ligën e Parë dhe atyre të javës së 18-të në Ligën e Dytë. Sot shtyrje të ndeshjes Shkëndija-Vardari kërkoi PDSH-ja, e cila përmes deputetit të saj Bekim Fazliu apeloi dy klubet, FFM-në dhe Ministrinë e Brendshme. Për shkak të situatës së tensionuar në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, PDSH kërkon që ndeshja e futbollit ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit të shtyhet për një ose deri në dy javë, që të krijohen kushte normale për t’u zhvilluar kjo ndeshje’, deklaroi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.
Ndërkohë deri sa vazhdojnë paqartësitë për futboll në Tetovë, në qytetet tjera në vend u zhvilluan katër përballje të javës së 20-të. Rabotniçki shënoi fitore bindëse me rezultatin 5:1 përballë Renovës, ndërsa Metalurgu me gol të shënuar në çastet e fundit mundi Bregallnicën 1:0. Horizont Turnova fitoi 2:1 përballë Sileksit, ndërsa 11 Oktomvri u mund në fushë të vet 0:2 nga Ohrid 2004.

Rezultatet:
Rabotniçki-Renova 5:1,
Metalurgu-Bregallnica 1:0,
Horizont T.-Sileksi 2:1,
11 Oktomvri-Ohrid 2004 0:3,
Shkëndija-Vardari (e anuluar),
Teteksi-Napredoku (e anuluar).

Faton Zylbehari, Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *