Home / Lajme / Maqedoni / Todorov sërish lëvdon Spitalin klinik

Todorov sërish lëvdon Spitalin klinik

28 mars-Ndërkaq, në pyetjen e gazetarëve se pastrimi i spitalit është bërë vetëm në kohën e vizitës së ministrit, kurse pacientët ankohen për shërbime jo kualitetative dhe mospasje të barnave në spital, ministri Todorov ka mbrojtur drejtorinë e Spitalit dhe ka thënë se ka njerëz dhe mjek të pandërgjegjshëm, të cilët për motive të ndryshme nuk furnizojnë me barna pacientët.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, ka vazhduar me lëvdatat ndaj menaxhmentit të Spitalit Klinik të Tetovës. Edhe në ditën e dytë të vizitës së tij pesëditore, ministri Todorov në pres konferencën me gazetarë ka thënë se Spitali Klinik i Tetovës ka arritur që të zvogëlojë borxhin, edhe pse ka buxhet të vogël. Todorov theksoi se ka gjetur rreth 96 toaletë të pastër dhe një menaxhim të mirë sa i përket ndërrimeve të mjekëve dhe shumë më pak i jepet rëndësisë kujdestarisë. “Organizimi i punës në këtë spital bëhet me ndërrime dhe jo me kujdestari që është më efikase dhe ka më pak harxhime. Këtë praktikë duhet ta kenë edhe spitalet tjera në të ardhmen”, tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov në pres konferencën e dytë në vizitën e tij të punës në Spitalin Klinik të Tetovës. Ndërkaq, në pyetjen e gazetarëve se pastrimi i spitalit është bërë vetëm në kohën e vizitës së ministrit, kurse pacientët ankohen për shërbime jo kualitetative dhe mospasje të barnave në spital, ministri Todorov ka mbrojtur drejtorinë e Spitalit dhe ka thënë se ka njerëz dhe mjek të pandërgjegjshëm, të cilët për motive të ndryshme nuk furnizojnë me barna pacientët. “Para se të vijmë në vizitë, pjesëtarë të kabinetit tim kanë qenë në vizitat të paralajmëruara dhe të pa lajmëruara. Paraprakisht jemi të njoftuar me gjithë situatën në spital. Kjo ndodh në të gjitha spitalet në vend dhe në spitalin e Tetovës, por nuk është faji i drejtorisë dhe menaxhmentit, por mjek dhe udhëheqës repartesh këtë e bëjnë me motive të ndryshme, të cilët në të ardhmen do të detektohen. Të gjithë pacientët që do të përballen me këso padrejtësi dhe mosmarrje të shërbimeve mjekësore cilësore lirisht mund të drejtohen te drejtori, kurse nëse edhe drejtorët nuk marrin hapa konkrete, atëherë pacientët le të drejtohen në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Todorov.
Drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, tha se vizita e ministrit do të ndihmojë ngritjen e spitalit në dhënien e shërbimeve më të mira mjekësore. ”Qëllimi i vizitës është që ministri të njoftohet me punën e përditshme të Spitalit klinik të Tetovës,organizmin e punës, kualitetin e shërbimeve shëndetësore, kujdesin e pacientëve, zgjedhjet e problemeve akute që do të dalin në ndonjë procedurë të përshpejtuar, rrjedhja e punëve kapitale, siç është qendra diagnostike urgjente. Nga kjo shihet që Ministria e Shëndetësisë, por edhe ministri kujdes të veçantë i kushton shëndetit të qytetarëve, pra për ne kjo do të jetë një udhërrëfyes për punën tonë të mëtutjeshme”, tha drejtori Besimi.
Sa i përket menaxhimit financiar të Spitalit dhe shlyrejes së borxhit për një vjet e gjysmë, nga 34 milion denarë borxhi është zvogëluar në 22 milion denarë ose 62 për qind. Todorov tha se në Spitalin klinik të Tetovës gjithsej janë investuar në infrastrukturë 22 milionë denarë, edhe atë në fasadë dhe dysheme në repartin internistik. Për menaxhimin e mirë të këtij spitali, Ministri Todorov tha se edhe spitalet tjera duhet të marrin shembull se si menaxhohet me një institucion mjekësor

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *