Home / Sport / Totenhem, “çek të bardhë” për Murinjon

Totenhem, “çek të bardhë” për Murinjon

Totenhem është gati të paguajë çdo shumë për të siguruar shërbimet e Zhoze Murinjos nëse Herri Redknap vendos të marrë stolin e Anglisë në fund të këtij sezoni.

Ndonëse presidenti i kësaj skuadre, Devid Levi, po lufton ashpër me Federatën Angleze për të ndaluar largimin e trajneri aktual, ai po merr masat për të qenë i përgatitur për çdo eventualitet.

Sipas”Daily Mail”, ai u ka kërkuar përfaqësuesve të Murinjos të bëjnë të ditur se cila është lista e kërkesave të portugezit pasi Totenhem është gati të paguajë çdo shifër për të patur më të mirin në qarkullim.

Levi mendon se Murinjo është i vetmi trajner që mund t’i garantojë titullin kampion, që i mungon kësaj skuadre që nga viti i largët 1961.

Për më tepër, vetë trajneri portugez ka lënë gjithçka hapur për një kthim në Angli, ndërsa Londra është vendi ku ai preferon të jetojë, arsye pse po kërkon një tjetër shtëpi aty.

Mendohet se Murinjo kërkon një projekt afatgjatë për kthimin e tij në kampionatin anglez dhe Totenhem është skuadra e duhur, pasi ka edhe mundësi të mëdha financiare për të plotësuar dëshirat e merkatos së trajnerit portugez.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *