Home / Lajme / Maqedoni / Tre incidente tjera, policia bllokon Shkupin

Tre incidente tjera, policia bllokon Shkupin

9 mars-Incidenti i dytë i regjistruar ka ndodhur mbrëmë në Tetovë, kur një 17 vjeçar B.P është lajmëruar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona. Sipas rrëfimit, tre personat e kanë pyetur ate se a ka ndonjë shkrepse, ndërsa më pas e kanë rrahur fizikisht.

MPB ka regjistruar tre incidente brenda natës së kaluar, me ç`rast jozyrtarisht mësohet se këto incidente kanë prapavijë ndëretnike, Incidenti i parë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19.30 në dalje të Shkupit, kur autobusi urban 65 është gjuajtur me gurë. Nga ky sulm janë thyer dy xhamat e autobusit i cili po udhëtonte drejt fshatit Stajkovc. Sulmi me gurë ka ndodhur në bulevardin “Nikolla Karev”, mirëpo sipas njoftimit të policisë nuk ka pasur të lënduar. Incidenti i dytë i regjistruar ka ndodhur mbrëmë në Tetovë, kur një 17 vjeçar B.P është lajmëruar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona. Sipas rrëfimit, tre personat e kanë pyetur ate se a ka ndonjë shkrepse, ndërsa më pas e kanë rrahur fizikisht. MPB edhe në këtë rast ka theksuar se ka ndërmarrë masa për të gjetur autorët. Ndërsa, incidenti i tretë i regjistruar ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov, ku siç thuhet dy vëllezër 28 dhe 31 vjeç janë sulmuar mbrëmë rreth orës 23 nga një grup personash në afërsi të stadiumit “Maqedonia” në këtë lagje të Shkupit. Dy të rrahurit janë mbajtur për shërim në Qendrën emergjente në Shkup, për shkak të plagëve të rënda. Nuk është zbuluar identiteti i tyre.Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shtuar masat e sigurisë nëpër rrugët dhe akset kryesore të Shkupit. Në disa pjesë qendrore përveç policisë së rregullt, janë të pranishme edhe njësitet speciale për ndërhyrje të shpejtë, që janë nën shoqërimin e policisë së rregullt të uniformuar,. MPB nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë plan për rritjen e masave të sigurisë dhe për praninë e njësiteve speciale. Tensionet dhe incidentet e fundit kanë shtuar praninë e policisë, e cila ka apeluar qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe rendin, duke i`u shmangur dhunës dhe duke bashkëpunuar me organet e rendit.MPB ditëve të fundit shpalosi planin për praninë policore në çdo lagje të kryeqendrës, por edhe në qytete të tjera, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë dhe luftimin e krimit dhe akteve tjera të dhunshme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *