Home / Lajme / Maqedoni / Tre të rinj shqiptarë akuzohen për dhunë

Tre të rinj shqiptarë akuzohen për dhunë

16 mars-
Ndaj tyre pritet të sjellë vendim gjykatësi hetuesi i Gjykatës Penale, pasi që siç thuhet ata kishin rrahur dhunshëm Dimitar P.

Tre të rinj shqiptar sot janë dorëzuar pranë Gjykatës Themelore në Shkup, të akuzuar për sulmin e një maqedonasi më 13 mars në autobusin 65 në Shkup.

Tre të rinjtë shqiptarë që sot janë sjellë pranë gjykatës janë Jashar Sabedini, 19 vjeç, Nehat Alili 22 vjeç dhe M.S 16 vjeç, informon INA.

Ndaj tyre pritet të sjellë vendim gjykatësi hetuesi i Gjykatës Penale, pasi që siç thuhet ata kishin rrahur dhunshëm Dimitar P.

MPB ka theksuar se gjatë kësaj jave ka zbardhur disa nga rastet e dhunës ndëretnike që ndodhën në Shkup. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *