Home / Lajme / Maqedoni / Tresi qytetarë nderi në Penascola të Floridës

Tresi qytetarë nderi në Penascola të Floridës

14 mars-“Kjo është një mirënjohje për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, për qytetin e Tetovës dhe për vetë PDSH-në, parti të cilës unë i takoj. Në këtë vizitë kam qenë shqiptari i vetëm që kam marrë pjesë dhe që jam shpallur qytetarë nderi në këtë qytet të SHBA-ve”, tha Tresi.

Kryetari i Degës së PDSH-së në Tetovë, Luan Tresi, është shpallur qytetarë nderi në qytetin e Penascola të Floridës gjatë qëndrimit të tij në SHBA. Ai është shpallur qytetarë nderi nga ana e kryetarit të komunës së Penascola të Floridës, së bashku edhe me 10 përfaqësues të tjerë të shteteve të Evropës. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Tresi morri pjesë në një projekt të Departamentin të Shtetit Amerikan ndërsa qëllimi kryesor i vizitës ka qenë shkëmbimi i përvojave dhe njohja me procesin zgjedhor Amerikan në nivel federal, shtetëror dhe lokal, ndjekja e rolit të mediave në procesin zgjedhor, rishikimi i praktikave operacionale, standardeve të gazetarisë dhe përfshirjes së balancuar në procesin zgjedhor në SHBA. “Kjo është një mirënjohje për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, për qytetin e Tetovës dhe për vetë PDSH-në, parti të cilës unë i takoj. Në këtë vizitë kam qenë shqiptari i vetëm që kam marrë pjesë dhe që jam shpallur qytetarë nderi në këtë qytet të SHBA-ve”, tha Tresi. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryetari i degës së Tetovës Luan Tresi është takuar me zyrtarë të ndryshëm amerikan, përfaqësues të lartë të partive politike pjesëmarrëse në program, kryeredaktorë të medieve, përfaqësues të OJQ-ve etj. Me këtë rast ai është njohur edhe me sistemin federal të qeverisjes, me të dhënat historike të politikës presidenciale dhe sistemit dy partiak të SHBA-së si dhe me dallimet filozofike të dy partive dominuese.Gjithashtu pjese e vizitës ka qenë edhe mbikqyrja e kampanjës parazgjedhore duke përfshirë edhe orvatjet për zmadhimin e numrit të pjesëmarrësve në votime, metodat për mobilizimin dhe fuqizimin e votuesve potencial si dhe ndikimin e strukturave sociale, ekonomike dhe politike në SHBA në procesin zgjedhor.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *