Home / Sport / Turbulenca në kryesi të Shkëndijës

Turbulenca në kryesi të Shkëndijës

Një javë para fillimit të sezonit pranveror, KF Shkëndija është përfshirë nga turbulence në përbërjen e saj. Të ejnten në zyrat e klubit është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i skuadrës, ku mes tjerash i është besuar posti i presidentit, kryetarit të deritanishëm, Nuriman Shaqirit, ndërsa nga kryesia e klubit janë shkarkuar nënkryetari Idriz Ibishi, Jusuf Iljazi dhe Bekim Azizi. Kuvendarët unanimisht përkrahën vendimin për rrikthimin e kapitenit Nebi Mustafi në skuadër.Ndërkohë me reagim kanë dalur edhe anëtarët e shkarkuar të Shkëndijës, të cilët e vlerësojnë jolegjitim kuvendin e mbajtur të ejnten, ndërsa paralajmërojnë se së shpejti do të thërasin atë legjitimin, ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Nuriman Shaqirit

Deri sa futbollistët janë duke bërë përgatitjet përfundimtare para fillimit të gjysmëstinorit pranveror, në kryesinë e Klubit të Futbollit Shkëndija këto ditë ka patur disa turbulenca. Gjithë kjo rezultoi me reagimin e kuvendit të klubit, i cili si organ më i lartë u desh të ndërhyjë në zgjidhjen e situatës. Kështu pas shumë bisedimeve dhe bindjeve, kuvendi i dha mbështetje maksimale kryetarit të klubit, Nuriman Shaqirit, të cilit skuadrën i’a kishte dorëzuar katër vite më parë, së bashku me sponosorin Martin Potutchnig, pronar i kompanisë Messi Group. Presidenti Shaqiri, pasi mori mbështetjen e kuvendarëve, në bashkëpunim me Këshillin Egzekutiv vendosën të shkarkojnë nga detyra nën-krytarin e klubit, Idriz Ibishin, së bashku me Jusuf Iljazin dhe Bekim Azizin.
“Si në cdo klub tjetër edhe te ne ndodhin turbulenca të tilla, prandaj me iniciativë të kuvendit si organ më i lartë i klubit u mblodhëm këtu për t’i pastruar disa punë dhe u bënë disa ndryshime në kryesi. Kuvendi më dha besimin e vazhdimit të punës, ndërsa kuvendi e shkarkoi nënkryetarin e deritanishëm. Në ditët në vijim pas formimit të një komisionti zgjedhor të posacëm, me siguri se edhe ai vend do të plotësohet dhe nënkryetari i ardhshëm do të dalë nga anëtarët e kuvendit të KF Shkëndija – Tetovë”, tha Nuriman Shaqiri, president i Shkëndijës Kuvendi i KF Shkëndija vlerësoi se personat e shkarkuar janë të padëshirueshëm në klub, në tentimin për ta futur skuadrën drejt një funksionimi të suksesshëm dhe professional. Ndërkohë pëvec mbështetjes së presidentit Shaqiri dhe shkarkimit të anëtarëve të lartëpëmendur, kuvendi i Shkëndijës emëroi anëtar të ri të tij Shemshat Ajruli , i cili zëvendëson të ndjerin Xhelal Kurtishin. Në fund të mbledhjes me mbështetje maksimale të të gjithë kuvendarëve u vendos që në skuadër të kthehet kapiteni Nebi Mustafi, i cili kohë më parë braktisi skuadrën pas disa mosmarëveshjeve me anëtar të caktuar të kryesisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *