Home / Lajme / Maqedoni / Turqia ndihmon gjykatën e Tetovës

Turqia ndihmon gjykatën e Tetovës

23 mars-“Sot jemi dëshmitarë të një bashkëpunimi që rrumbullaksohet me sukses, ndërmjet gjyqit të Tetovës dhe shoqatës joqeveritare Tika, për të cilët shpreh falënderimin tim. Me këtë donacion do të krijojmë kushte për efikasitet më të madh për gjykatën e Tetovës që është edhe orientim strategjik i ministrisë së drejtësisë të republikës së Maqedonisë, duke pasur parasysh se një morri ligjesh reformuese që janë miratuar kërkojnë edhe teknologji për atë që ne të gjithë orientohemi për një gjyqësi sa më efikase”, tha ministri Bexheti

Paisje të reja për gjykatën themelore të Tetovës, sot janë ndarë nga ana e Qeverisë së Turqisë përmes shoqatës joqeveritare Tika. Në ceremoninë e pasidtës së sotme ka marrë pjesë edhe vetë Ministri i drejtësiëë Blerim Bexheti. Ai tha se bëhet fjalë për paijse të cilët do të ndihmojnë në efikasitetin e gjykatës së Tetovës.“Sot jemi dëshmitarë të një bashkëpunimi që rrumbullaksohet me sukses, ndërmjet gjyqit të Tetovës dhe shoqatës joqeveritare Tika, për të cilët shpreh falënderimin tim. Me këtë donacion do të krijojmë kushte për efikasitet më të madh për gjykatën e Tetovës që është edhe orientim strategjik i ministrisë së drejtësisë të republikës së Maqedonisë, duke pasur parasysh se një morri ligjesh reformuese që janë miratuar kërkojnë edhe teknologji për atë që ne të gjithë orientohemi për një gjyqësi sa më efikase”, tha ministri Bexheti. Përfaqësuesi i shoqatës Tika, Memhet Surjan Er theksoi se qeveria e Turqisë do të ndihmojë edhe në të ardhmen sistemin e gjyqësisë në Maqedoni.Ndërkohë që kryetari i Gjykatës Themelore të Tetovës hanif Zendeli, tha se bëhet fjalë për donacion i cili do të jetë në funskion të gjykatës gjatë seancave.Ndryshe kjo është vizita e parë e Ministrit Bexheti, që I bëhet gjykatës së Tetovës, pas marrjes së postit si ministër. Gjykata e Tetovës është ndër gjykatat e para në vend që ka arritur të zvogëlojë numrin e lëndëve.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *