Home / Lajme / Maqedoni / TV Sitel dhe ‘Veçer’ me fjalor të urrejtjes dhe nxitjes së tensioneve

TV Sitel dhe ‘Veçer’ me fjalor të urrejtjes dhe nxitjes së tensioneve

12 mars-Redaktori i televizionit Sitel dhe kryeredaktori i të përditshmes “Veçer” Dragan Pavlloviq Llatas në edicionin e lajmeve të ditës së shtunë në Sitel nuk la gjë pa thënë kundër shqiptarëve, duke fajësuar ata për incidentet e fundit dhe duke i paraqitur ata si popull që përveç dhunës nuk dinë gjë tjetër.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, të hënën u ka bërë apel gazetarëve për sjellje më të ndërgjegjshme gjatë punës së tyre. “Kohën e fundit në mediume gjithnjë e më tepër hasen tekste me përmbajtje ofenduese, vulgarizim dhe stereotipizim për kategori të caktuara të qytetarëve. Vërehet edhe paraqitje e izoluar e publikimit të teksteve me përmbajtje të ngjashme në periudha dhe mediume të ndryshme, që len hapësirë për dyshim se bëhet fjalë për vjedhje të autorësisë ose dyshime për plagjiaturë. Meqë këto dukuri janë në kundërshtim me Kodeksin e gazetarëve dhe janë në kundërshtim me normat etike dhe profesionale të gazetarisë, Këshilli i Nderit apelon te kolegët gazetarë për sjellje më të ndërgjegjshme. I espektojmë qasjet e ndryshme gjatë përgatitjes dhe përzgjedhjes së informatave që publikohen, por njëkohësisht nuk duhet të lejojmë që lufta për lexueshmëri, shikueshmëri ose dëgjueshmëri, të përfitojë dimensione të pashembullta dhe ta vendosin në pikëpyetje dinjitetin dhe autoritetin e këtij profesioni”, thuhet në kumtesën e SHGM-së, por që nuk i përmend mediat dhe gazetarët që për çdo ditë, ofendojnë etnitë e ndryshme në vend. Nga aty, thuhet në reagimin e SHGM-së, përkujtojnë në nenet 11, 12 dhe 15 të Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë që në mënyrë shumë të qartë dhe precize e definojnë mënyrën e punës së gazetarëve në situatat e lartpërmendura.

TV Sitel dhe “Veçer” me fjalor të urrejtjes dhe nxitjes së tensioneve

Edhe përkundër apeleve të shumta nga drejtuesit e shtetit që në këtë periudhë kur në vend po ndodhin incidente, të ruhet qetësia, mediumet në gjuhën maqedonase TV Sitel dhe e përditshmja “Veçer” në vend që të kontribuojnë në qetësimin e situatës, e bëjnë të kundërtën, njofton sot Alsat-M.

Redaktori i televizionit Sitel dhe kryeredaktori i të përditshmes “Veçer” Dragan Pavlloviq Llatas në edicionin e lajmeve të ditës së shtunë në Sitel nuk la gjë pa thënë kundër shqiptarëve, duke fajësuar ata për incidentet e fundit dhe duke i paraqitur ata si popull që përveç dhunës nuk dinë gjë tjetër.

Llatas në shkrimin e tij të sotshëm në të përditshmen ‘Veçer’ mes tjerash thotë se “Sa mjekë, sa profesorë, sa inxhinierë ose artist nga shqiptarët e Maqedonisë vlejnë diçka sot në këtë shoqëri. Pse nuk ka shqiptarë në sferën e kulturës, shkencës ose sportit? Për shkak se atje nuk arrihet me urrejtje dhe pistoleta”, thotë mes tjerash në tekstin e tij autori Llatas.

Institucionet e drejtësisë e hedhin topin nga njëri tek tjetri edhe pse kanë të drejtë vetë të ngrenë iniciativë për të paditur persona të cilët nxisin urrejtje nacionale në shtet.

Alsat M pyeti prokurorin publik Lubço Shvërgovski, se a do të ngritë procedurë ndaj këtij personi për fjalorin e tij të urrejtjes, por nga zyra e tij na adresuan tek Prokuroria Themelore Shkup. Por as nga ky institucion deri më tani nuk kemi përgjigje. Për momentin ka reaguar Këshilli për Radiodifuzion dhe SHGM-ja.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur mbrëmë KRD-ja shpreh shqetësim për mënyrën e informimit lidhur me incidentet e fundit në Maqedoni nga mediumet. Nënkryetari i KRD-së Milaim Fetai duke folur për redaktorin e TV Sitell Dragan Pavloviç Llatas tha se ka tejkaluar të gjitha standardet e informimit objektiv.

“Ne kemi një nen numër 69, i cili nen parasheh që nëse në medium përdoret gjuha e urrejtjes ndërnacionale, ndër-konfesionale e kështu me radhë, atëherë KRD-ja me shumicë votash prej 8 anëtarëve, se ne jemi 15 anëtarë, kemi një numër të madh të mundësive për sanksionim, të themi ajo më drastike është që kemi të drejtë dhe mund të marrim lejen për punë në afat prej tre muajsh, e kështu me radhë, sanksionime tjera janë ato që kanë të bëjnë me aspektin e sugjerimit me shkrim që ai të emetojë në programet e veta, gjithashtu dhënia për në procedure penale, procedurë civile e kështu me radhë”, u shpreh Fetai.

Ndaj informimit të mediumeve për incidentet e javës së kaluar ka reaguar edhe Këshilli i nderit i SHGM-së.

“Në kohën e fundit, në mediume më shpesh gjinden tekste me përmbajtje fyese, vullgarizim dhe stereotipizim të një grupi të caktuar qytetarësh. Vërehet edhe dukuri e izoluar e publikimit të teksteve me përmbajtje të ngjashme në periudha dhe mediume të ndryshme, që vë në dyshim për marrjen e autorësisë ose nëse doni, dyshim për paraqitje të plagjiatit”, thuhet në reagimin me shkrim të Këshillit të nderit të SHGM-së.

Ndaj qëndrimeve dhe shkrimeve të Llatasit, ashpër ka reaguar edhe lëvizja qytetare “Zgjohu”.

“Vetëm sa për ta përkujtuar Llatasin dhe të ngjajshmit si ai, Maqedonia mund të lavdërohet me vetëm dy fitues të çmimin Nobel nga ky vend dhe që të dy janë shqiptarë, Ferid Murati dhe Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë”, kumton “Zgjohu”.

Lëvizja ‘Zgjohu’, ka paralajmëruar edhe ngritjen e procedurës gjyqësore për nxitjen e qëllimshme të urrejtjes ndëretnike nga ana e gazetarëve por edhe mediumeve Sitel dhe Veçer, nëse këta të fundit nuk distancohen nga qëndrimet e Dragan Pavlloviq Llatasit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *