Home / Lajme / Maqedoni / UEJL përgatitet për ditët e hapura

UEJL përgatitet për ditët e hapura

23 mars-Qëllimi i Ditëve së Hapura është që t’i informojë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre për mundësitë e studimit, që ofron UEJL, duke filluar nga programet studimore, kushtet për studim, infrastruktura e fakulteteve, teknologjinë informatike, etj. “Gjatë ditëve të hapura, secili fakultet do të ketë ditën e tij, që do të thotë se njëra ditë e javës do të jetë e rezervuar për njërin nga fakultetet e UEJL-së

Qëllimi i Ditëve të Hapura është që t’i informojë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre për mundësitë që ofron UEJL. Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë më 9-13 prill do të jetë i hapur për të gjithë maturantët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit tjerë për aktivitetin “Ditët e Hapura”. Ky universitet është i pari, i cili ka bërë organizimin e këtij aktiviteti jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe tashmë është shndërruar në aktivitet tradicional. Rektori i UEJL-së, prof. dr. Zamir Dika, thotë se në vitin e ri akademik, UEJL ofron një gamë të gjerë të programeve studimore të ciklit të parë dhe të dytë studimor. “Në ciklin e parë të studimeve deridiplomike ofron 16 programe studimore dhe në ciklin e dytë pasdiplomike 25 programe studimore sipas modeli 3+2 dhe 4+1 në pesë fakultete në Tetovë. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre programeve ofrohen edhe në Shkup”, thotë rektori Dika. UEJL ofron edhe programe studimore në bashkëpunim me Universitetin e Londrës, Universitetin e Jonçepingut në Suedi dhe një sërë programesh tjera studimore që ofrohen vetëm në gjuhën angleze. Qëllimi i Ditëve së Hapura është që t’i informojë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre për mundësitë e studimit, që ofron UEJL, duke filluar nga programet studimore, kushtet për studim, infrastruktura e fakulteteve, teknologjinë informatike, etj. “Gjatë ditëve të hapura, secili fakultet do të ketë ditën e tij, që do të thotë se njëra ditë e javës do të jetë e rezervuar për njërin nga fakultetet e UEJL-së. Do të ketë pika informative në tërë qytezën, si dhe do të organizohen disa aktivitete rekreative”, thotë Demush Bajrami, këshilltar i rektorit për marrëdhënie me publikun. Gjatë këtyre ditëve do të njoftohen edhe detajet për datat e testimit për bursa. Për vitin e ri akademik 2012/2013, universiteti ka siguruar 146 bursa për studentët e rinj. Pjesë tjetër e ndihmës financiare është edhe programi “Punë dhe studime”, ku ashtu si vitet tjera edhe këtë vit akademik, do të përfitojnë rreth 100 studentë.(U.H.)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *