Home / Lajme / Maqedoni / Usaid me ekspozitë në Këndin amerikan

Usaid me ekspozitë në Këndin amerikan

23 mars-“USAID është partner i popullit të Maqedonisë dhe e ndihmon hapjen e vendeve të punës, përforcimin e institucioneve dhe veprimeve demokratike, avancimin e arsimit, si dhe përgatitjen e nxënësve për forcën e punës. Kjo është ajo që shprehet përmes fotografive tuaja, të cilat tregojnë si USAID i ndryshon jetët. Imazhet e këtyre fotografive na ndihmojnë më shumë se fjalët në krijimin e kuptimit më të gjerë dhe vlerësimit të ndikimit emocional” është shprehur Drejtori i Misionit të USAID-it, Robert Wuertz

Në Këndin amerikan në Tetovë është hapur ekspozita lëvizëse e fotografive, me titullin “USAID – Ndryshimi i jetëve” me të cilën shënohet 50-vjetori i punës së USAID-it në nivel global dhe 18-vjetori i partneritetit për zhvillim me Maqedoninë. Për shënimin e ngjarjes do të ekspozohen 18 fotografi, të cilat janë përzgjedhur gjatë muajit dhjetor përmes Facebook faqes të USAID Maqedoni. “USAID është partner i popullit të Maqedonisë dhe e ndihmon hapjen e vendeve të punës, përforcimin e institucioneve dhe veprimeve demokratike, avancimin e arsimit, si dhe përgatitjen e nxënësve për forcën e punës. Kjo është ajo që shprehet përmes fotografive tuaja, të cilat tregojnë si USAID i ndryshon jetët. Imazhet e këtyre fotografive na ndihmojnë më shumë se fjalët në krijimin e kuptimit më të gjerë dhe vlerësimit të ndikimit emocional” është shprehur Drejtori i Misionit të USAID-it, Robert Wuertz. Ai duke falemenderuar stafin e Këndit Amerikan në Tetovë, që vazhdimisht ndërton ura miqësie ndërmjet qytetarëve të Tetovës dhe më gjerë dhe popullit amerikan theksoi se entuziazmi dhe përkushtimi i stafit ëshët nëj shembull i sukesit të misionit” theksoi ai duke shtuar se gjatë muajit shkurt, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara janë ndarë tre shpërblimet më të mira për pjesëmarrësit në përzgjedhjen USAID – “Ndryshimi i jetëve, ku tre vendet e para kanë marrë iPod si shpërblim, si dhe mirënjohje për suksesin e tyre. Ekspozita është prezantuar para qytetarëve të Shtipit, kurse pas Tetovës do të prezantohet në Manastir, Strugë dhe Strumicë”, tha ai. Ndryshe, që nga viti 1993, populli amerikan ka investuar mbi 500 milionë dollarë amerikanë në Maqedoni përmes USAID-it. USAID punon me qytetarët e Maqedonisë drejt krijimit të vendeve të reja të punës, përforcimit të institucioneve dhe praktikave demokratike, avancimit të arsimit të integruar, si dhe përgatitjes së studentëve të Maqedonisë për tregun e punës. Këto nisma e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt demokracisë stabile dhe prosperuese. USAID siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare për më tepër se 100 shtete. (U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *